Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_2743014179355745.jpeg

Mediat serbe jehonë Tiranës



Mediat serbe i kanë bërë jehonë fitores së Tiranës në Tbilisi përballë kampionëve gjeorgjiane. Javën tjetër Crvena Zvezda, ekipi legjendar i Beogradit udhëton drejt Tiranës për një derbi ballkanik të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League.

Nga Blic tek Mondo dhe Danas, pothuajse të gjitha mediat serbe kanë shkruar për fitoren e Tiranës dhe përballjen e ardhshme me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”.

Por më interesant është artikulli i Kurir.

Sipas saj, në Tiranë do të jetë një ndeshje ferri dhe paralajmërohet se do të ketë tensione.

Kurir shkruan se mjafton të kujtohet ndeshja ‘famëkeqe’ e 14 tetorit 2014 në Beograd kur ndeshja u ndërpre nga droni i Ismail Morinës në minutën e 42′ mbi qiellin e stadiumit të Partizanit të Beogradit, dhe më pas gjithçka degjeneroi në dhunë.

CAS i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë 0-3, kurse në ndeshjen e kthimit në Elbasan, aty ku nuk pati tensione Serbia fitoi 0-2.

Gjithsesi Shqipëria arriti të kualifikohet për në EURO 2016 kurse Serbia jo.

Sa i përket Tirana- Crvena Zvezda, ndeshja sipas UEFA-s do të luhet në Air Albania Stadium, më 25 gusht në orën 20:00 dhe është vetëm një ndeshje. Avantazh i Tiranës që luan në Shqipëri por pa tifozë.

Të fundit

Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt

Gennaro Gattuso nuk e ka lejuar largimin e Elseid Hysajnt nga Napoli pas ofertës së marr nga klubi rus Spartak Moska. Trajneri i Napolit ka kërkuar me ngulm që shqiptari të mos shitet te Spartak

Messi befason me deklaratën e tij

Pas një vere të turbullt dhe një raporti të nderë me klubin, që për pak solli ndarjen e bujshme të Lionel Messi me Barcelonën, “Pleshti” ka ndryshuar qëndrim. Me tone dhe fjalë të ndry

Muriqi rezulton negativ edhe në testin e dytë

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mund të udhëtoj në Romë qysh nesër. Gazetari i njohur, Arlind Sadiku mëson se sulmuesi kosovar ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë. Muriqi pritet që k

U turpërua nga Leicester City, flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat

Messi lojtari i katërt në histori të La Ligas që shënon gola në 17 edicione rresht

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është bërë vetëm lojtari i katërt në histori të La Ligas që ka shënuar gola në 17 edicione rresht në këtë kampionat. Messi realizoi një gol nga penallt

Rusët kërkojnë kapitenin e Kombëtares

Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtare

Info Tjera