Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/lokomotiva-e-zagrebit.jpg

Mediumi kroat: Të tjerët kërkojnë në Brazil, por suksesin e arrijnë shqiptarët



Mbrëmje magjike për futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët triumfuan ditën e djeshme në sfidën vendimtare ndaj Osijekut të Eros Grezdës me rezultatin 1-2, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 2-të, që të siguron një biletë për në kualifikueset e Champions-it, shkruan “Panorama Sport”.

Ky është suksesi më i madh historik i arritur nga Lokomotiva e Zagrebit. Për këtë arritje meritë absolute kanë padyshim të 5-të shqiptarët, Mersinaj, Çokaj, Tuci, Kastrati dhe Uzuni, të cilët kanë qenë protagonistë absolut.

Pikërisht për këtë arsye, media e njohur kroate, “24sata.hr” ka bërë një artikull mbi kombësinë e lojtarëve të Lokomotivës. Nuk mund të mungonin fjalët e mira për lojtarët shqiptarë, teksa që në titull thuhet: “Ndërsa të tjerët po kërkojnë të huaj në Brazil apo Afrikë, Lokomotiva i gjen në Shqipëri dhe Kosovë.”

Lokomotiva ka bërë shumë mirë në skautimin e lojtarëve, shumë herë më mirë se disa skuadra të tjera të kampionatit. Suksesi i tyre është një shuplakë e madhe në fytyrë ndaj skuadrave të tjera të mëdha. Nëse e shikojmë të gjithë ekipin, aty nuk ka lojtarë të mëdhenj, por arritën sukses.

Mund t’i merrnin edhe skuadrat e tjera, por Lokomotiva i gjeti këta lojtarë. Ata bënë një punë të shkëlqyer me Besnik Prengën, njeriun përgjegjës për skautimin e lojtarëve në Shqipëri, teksa vetëm nga Uzuni dhe Kastrati ata kanë arkëtuar 3,8 milionë euro.”, thuhet ndër të tjera në artikull.

“Lokomotiva është një dëshmi se të huajt nuk duhet të kërkohen vetëm në Argjentinë, Brazil apo Afrikë, por mund të gjejnë edhe në Shqipëri, Kosovë apo Bonjë Hercegovinë, madje edhe më lirë”, mbyllet artikulli.

Të fundit

Përplaset Fernando Alonso (Video)

Momente frike për Fernando Alonson në ditën e dytë të provave të lira në pistën e Indianapolis në pritje të garës që do të zhvillohet 23 gushtin e ardhshëm. Piloti spanjoll, i cili po p

Serena fiton perballjen familjare 

Serena Uiliams fitoi 2-1 ndaj motrës së saj më të madhe Venus Uilliams në turneun e Leksingtonit, që po zhvillohet në SHBA. Motra e vogël e familjes fitoi sfidën nr.31 mes tyre, duke udhëheq

Ballkani e konfirmon, Jetmir Topalli nënshkruan me Yeni Malatyaspor

Tashmë edhe është zyrtare, sulmuesi i Ballkanit të Suharekës, Jetmir Topalli do ta vazhdojë karrierën jashtë vendi. Siç njofton klubi i Ballkanit, Topalli ka arritur marrëveshje me skuadrën

‘Neymar dhe Mbappe në Paris përjetë’

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi. Pas sfidës kundër Atalanta, Al-Khelaifi foli për të ardhmen e dy xhevahireve të ekipit, Ney

Ekipi spanjoll shet të gjithë lojtarët

Valencia në krizë të thellë, të gjithë lojtarët në shitjeValencia ka vendosur në shitje të gjithë lojtarët e skuadrës, përjashtim Jose Gaya, shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Guardiola nuk ndalë blerjet

Skuadra e Manchestee City nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Pas blerjes së Natan Ake, trajneri Pep Guardiola, dëshiron edhe më tej të forcojë mbrojtjen, ndërsa zgjedhja e parë

Info Tjera