Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/messi.jpg

Messi dhe afër të thyejë një tjetër rekord



Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka barazuar një rekord të mbajtur nga legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez në Ligën e Kampionëve.

Me golin e djeshëm në humbjen e thellë 1 – 4, argjentinasi doli të shënojë në 17-të vite radhazi në garën më prestigjioze në botë.

Ky gol është vazhdimi i rekordit të pabesueshëm me Messin, që shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve në vitin 2005.

Messi barazon rekordin e Raul
Raul ka shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve si adoleshent në vitin 1995 dhe ia doli të realizojë në secilin vit radhazi deri në 2011.

Ndërsa, Messi me golin e djeshëm, tani ka shënuar në 17 vite radhazi dhe mbetet të shihet në edicionin e ardhshëm nëse do e thyejë këtë rekord.

Tjetër rekord i pabesueshëm
Pos kësaj, goli i djeshëm ishte njëkohësisht i 20-ti për argjentinasin në të gjitha garat.

Pra, Messi ka arritur që në 13 vitet e fundit të shënojë 20 gola ose më shumë për çdo sezon, që është rekord mjaftë i vështirë të arrihet.

Messi i afrohet një rekordi tjetër
Me ndeshjen si titullar, Messi dje kompletoi paraqitjen e 760-të në karrierë për Barcelonën në të gjitha garat.

33-vjeçari është afër të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës, rekord që e mban Xavi me 767 ndeshje gjatë kohës së tij në “Camp Nou”.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera