Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/messi.png

Messi i bashkohet ekipit ani se pjesëmarrja e tij në fushë është e dyshimtë



Ronald Koeman nuk do të lërë asnjë futbollist në Barcelonë.

Do t’i marrë të gjithë me vete në Sevilje për finalen e parë të sezonit, përfshirë këtu edhe lojtarët e dëmtuar si Pike, Fati, Kutinjo dhe Roberto.

Ideja është që të ketë një grup jashtë fushe për të festuar të gjithë së bashku nëse do të fitojnë trofeun e parë këtë sezon.

Kjo do të thotë se Lionel Mesi do të udhëtojë me skuadrën, edhe pse prezenca e tij në fushën e lojës nuk është e garantuar.

Lojtari nuk u stërvit as ditën e djeshme dhe zhvilloi vetëm disa seanca rikuperuese.

Objektivi është që të jetë në kushtet ku mund të ndihmojë skuadrën si nga minuta e parë, ashtu edhe gjatë ndeshjes.

Gjithçka është në ajër, por Leo duket se do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë.

Kapiteni argjentinas u dëmtua në ndeshjen ndaj Granadës dhe braktisi fushën e lojës për shkak të problemeve muskulore.

Dukej sikur do të rikuperohej shpejt, por nuk ia doli që të bënte stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Klubi nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, por ideja është që ai t’ia dalë në orët e fundit para ndeshjes dhe të zbresë në fushë ndaj Bilbaos.

Përfshirja e tij në listë do të thotë se nuk është i përjashtuar përfundimisht për të luajtur në finalen e Superkupës.

Trajneri Koeman nuk ka ndërmend që ta rrezikojë Mesin nëse ky i fundit nuk është në 100% të formës.

Ai mund të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës dhe të japë kontribut për të triumfuar, por mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Kjo është ajo që i druhen në Barcelonë dhe Mesi do të luajë vetëm nëse është në kushte optimale.

Të fundit

Manchester United fiton derbin ndaj Manchester Cityt

Manchester United e ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier. Pas vetëm dy minutash lojë në stadiumin Etihad, Djajtë e Kuq kaluan

Zgjedhjet presidenciale, Barcelona voton në Camp Nou

Sot po mbahen zgjedhjet për president të Barcelonës, pasi fillimisht u shtyen në janar për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kataluni. Ylli i Barcelonës, Messi ka shfry

Ibrahimovic me mesazh fantastik

Zlatan Ibrahimovic shpjegoi pse ai u bë nikoqir i ftuar në Festivalin e Muzikës Sanremo. Sulmuesi i Milanit shkaktoi një polemikë të madhe për vendimin e tij për të kaluar javën duke pritur

Messi dhuron një asistim fantastik për Jordi Alban, Barça në avantazh ndaj Osasunas

Argjentinasi ishte protagonist në golin e shënuar ndaj Osasunas, të cilin e shënoi Jordi Alba, transmeton lajmi.net. Messi me një pasim të gjatë dhe maestral e gjeti spanjollin i cili shënoi n

Ky lojtar luan si unë, do jetë pasardhësi im dhe nuk bëj shaka

Messi dhe Ronaldo janë në fundin e karrierës së tyre dhe të gjithë po kërkojnë për pasardhësit e tyre. Mbappe është më i mundshmi nga ajo, që ka treguar deri më tani në fushë. Edhe Pe

Paga e lartë e Ronaldos problem për Juventusin

Situata me pasojat e pandemisë ka bërë që edhe klubi më i fort ekonomikisht në futbollin italian, Juventusi, të jetë i detyruar të bëjë ndërhyrje. 31 milionë neto është paga vjetore e C

Info Tjera