Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/mini_Inter-VictorSalgado_pic_2019-10-02_fcbvsinter_38.jpg

Messi mund të qëndrojë deri në pensionim te Barça



Rivaldo beson dhe shpreson që Messi të qëndrojë edhe më gjatë në Barcelonë.

Ai beson se 33-vjeçari mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare. Ishte i vendosur që të largohet.

Leo Messi në gusht i dërgoi ‘burofax’ Barcelonës duke e bërë zyrtare dëshirën e tij për t’u larguar dhe për të provuar një aventurë të re.

Por, Barcelona ia bëri të vështirë dhe luftoi deri në fund për ta mbajtur dhe ia arriti atij qëllimi.

Të shumtë mendojnë se do të jetë vetëm për këtë sezon, pasi në vitin 2021, ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Megjithatë, legj enda e Barcelonës, Rivaldo, thotë se deri në qershor shumë gjëra mund të ndodhin dhe nga dëshira për t’u larguar, Messi mund të rino vojë kontratën për të qëndruar sa më gjatë në ‘Camp Nou’.

“Shumë gjëra mund të ndodhin këtë sezon. Barcelona do të nisë një jetë të re me trajnerin Ronaldo Koeman dhe zgjedhjet për president do të mbahen në mars”, u shpreh Rivaldo.

“Messi kritikoi presidentin aktual Josep Bartomeu, kështu që nëse një president i ri zgjidhet në mars, ndoshta Messi do të vendosë të qëndrojë”.

“Jeta e Messit është në Barcelonë, familja e tij është e lumtur dhe fansat kanë shumë dashuri për të. Ka arsye që të qëndrojë dhe ndoshta me presidentin e ri, që e kupton Messin duhet dhe mundet që ta bindë atë se klubi po shkon në drejtimin e duhur, mund ta bindë për të vazhduar kontratën”.

“Ai e do Barcelonën, dhe në ditët e sotme lojtarët janë të përgatitur dhe mund të zgjasin karrierën duke luajtur në nivele të larta, kështu që e shoh Messin duke luajtur deri në moshën 38-vjeçare”.

Të fundit

Real Madridi befasohet në shtëpi, mposhtet nga Shakhtari

Real Madridi është mposhtur nga Shakhtar Donetsk me rezultat 2-3  në ndeshjen e parë të grupeve në edicionin 2020/21 në Ligën e Kampionëve. Mbretërit janë befasuar në shtëpi në ndeshjen

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Ndeshjen derbi e fituam me plot meritë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka thënë se dy javët që i kishin pauzë, ia kanë mundësuar skuadrës të punojë dhe frytet po vijnë. Prishtina mposhti si mysafirë Feronikelin me re

A jeni gati për meçin e madh?

Khabib Nurmagomedovi, do të ketë një meç të rëndësishëm këtë javë. Mjeshtri i arteve luftarake, do të sfidohet nga amerikani, Justin Gaethje. Meçi do të zhvillohet këtë në shtunë nga

Milan ”piketon” yllin e Marseille

Raportime nga Spanja dhe Franca shkruajnë për një marrëveshje mes AC Milan dhe Florian Thauvin. Kontrata e Thauvin skadon verën e ardhshme dhe i ka bërë me dije klubit se nuk do të nënshkruaj

Golat më të bukur të mbrëmjes së Champions

Mbrëmjen e sotme nisi sezoni i ri i Champions League. 21 gola u shënuan në 8 ndeshjet e para të edicionit 2020-2021. Më poshtë gjeni golat më të bukur të mbrëmjes. Goli i Coutinho, i cili sh

Feronikeli – Prishtina, Krasniqi optimist për rezultat pozitiv

Prishtina nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin, ndërsa edhe nesër do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi luan në udhëtim te Feronikelin. Mesfushori, Endrit Krasniqi, është optimist se

Info Tjera