Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/messi-10.jpg

Messi tashmë ka zgjedhur ekipin



Josep Maria Minguella, i cili ishte menaxher i Lionel Messit në fillim të karrierës së tij në Barcelonë, ka zbuluar se superylli argjentinas ka vendosur t’i bashkohet Interit gjatë kësaj vere, për arsye të caktuara.

Messi e tronditi Barçën dhe botën e futbollit të martën kur e njoftoi bordin e klubit se ka për qëllim të largohet këtë verë, pavarësisht se ka marrëveshje me klubin për të qëndruar deri në verën e vitit 2021.

Barcelona është përgjigjur duke i kërkuar atij të qëndrojë në klub të cilit iu bashkua si adoleshent para 20 vjetëve.

Në marrëveshjen e Messit me Barçën ekziston një klauzolë që ia mundëson atij largimin si lojtar i lirë çdo vit.

Por për ta arritur këtë, argjentinasi duhet ta njoftojë klubin nga muaji maj deri në qershor, gjë që ai nuk e ka bërë.

Derisa nuk dihet se cili klub do të jetë në gjendje ta përballojë afrimin e tij, me Manchester City, PSG dhe Manchester United në garë, Minguella mendon se tashmë është e vendosur.

“Për mua, Messi tashmë e ka një ekip: Interin”, tha Minguella. Ekziston një argument i fortë për Messin që t’i bashkohet Interit, sipas tij, fakti që në Itali taksat janë shumë më të vogla se në Angli, për shembull. “Në Itali paguan më pak taksa. Për këtë atje është edhe Cristiano Ronaldo. Është e vështirë që ai të shkojë në Angli, pavarësisht se atje e ka mikun Kun Agueron dhe trajnerin Pep Guardiola”, shtoi ai.

Të fundit

Guardiola: “Koha ime si menaxher i Barcelonës ka mbaruar”

Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Camp Nou, duke këmbëngulur se koha e tij si menaxher i Barcelonës ka mbaruar. Spekulimet mbi të ardhmen e Guardiolas në Manchester City kan

Daku me dedikim special pas dy golave të sotëm

Mirlind Daku po kalon në një formë jetësore me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Në fitoren e sotme të skuadrës nga Suhareka ndaj Besës së Pejës me rezultat 4:1, Daku ka shënuar dy nga

O’Neal tregon si i shpenzoi një milion dollarë në një ditë

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, e ka pranuar se nuk e kuptonte se si funksiononin taksat kur ai filloi të bënte shumë para në fillim të viteve ’90, gjë që e mësoi rrugës. Kur O’Neal n

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij. Pep Guardiola shihet si pjesë e projektit të kandidatit për president të Barce

Thellohet kriza me Covid-19 te skuadra e njohur italiane

Tre lojtarë të Lazios humbën seancën stërvitore këtë mëngjes dhe disa prej tyre treguan simptoma të coronavirusit Covid-19, pretendojnë raportet në Itali. Klubi nga kryeqyteti udhëtoi në

Shpërblehet Marash Kumbulla

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSK

Info Tjera