Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ibra-1.jpg

Milan ka gati pasuesin ideal të Ibrahimoviç



Milani rikthehet përsëri te opsioni Andrea Belotti.

Disa vjet më parë kur drejtuesit kuqezinj u interesuan për sulmuesin e Torinos, në lojë u futën edhe dy gjigantët e Premier League-s si Chelsea e Manchester United dhe presidenti i klubit “granata” Urbano Cairo asokohe caktoi si çmim transferimi për lojtarin e përfaqësueses italiane të futbollit, shifrën e plot 100 milionë eurove.

Natyrisht për një shumë të tillë nuk u afrua askush për të trokitur në dyert e presidentit të Torinos dhe për pasojë Andrea Belotti u shtrëngua për të qëndruar kundër dëshirës së tij në Piemonte.

Tani gjërat kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe presidenti Urbano Cairo i penduar pritet të lëshojë diçka, duke pasur parasysh që verën e ardhshme Belotti do të bëhet gati për të hyrë në sezonin e tij të fundit me fanellën e Toros.

27-vjeçari nga Provinca e Bergamos ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e drejtuesve të Milanit, për më tepër në këtë edicion Andrea Belotti duket se është rikthyer sërish në ditët e tij më të mira, teksa ka realizuar 9 gola në 15 ndeshje për Torinon në Serinë A.

Vetëm 2 prej tyre janë shënuar nga pika e bardhë e 11-metrave, ndërsa 5 kanë shërbyer për të zhbllokuar ndeshjet e skuadrës granata, ndërkohë Belotti krenohet gjithashtu edhe me 4 asist.

Përpara sulmuesit të Torinos me vetëm 1 gol më shumë, renditet në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit italian Zlatan Ibrahimoviç dhe drejtuesit e klubit kuqezi po mendojnë që tani për të gjetur pasardhësin e veteranit me origjinë boshnjake, natyrisht në rast se 39-vjeçari suedez nuk gjen gjuhën e përbashkët me krerët e klubit të famshëm milanez.

Drejtuesit nuk duan që të kapen të papërgatitur, nëse palët nuk bien dakord për të vijuar bashkëpunimin dhe Paolo Maldini është duke menduar gjithmonë e më shumë pikërisht për Andrea Belotti-n, si zgjedhjen e duhur për sulmin në rast të një largimi të mundshëm të gjigantit skandinav.

Synohet një zgjidhje përfundimtare që në muajin qershor, pasi tani për tani krerët e klubit janë duke kërkuar një mbrojtës, për të përforcuar repartin e prapavijës së trajnerit Stefano Pioli.

Rinovimi i kontratës me Ibrën nuk është aspak i sigurt, kështu që dyshja Maldini dhe Massara po i përqendrojnë energjitë e tyre te sulmuesi i Toros.

Sipas Tuttosport veterani Zlatan Ibrahimoviç mund edhe të mos rinovojë kontratën me klubin kuqezi, për shkaqe fizike apo qoftë edhe familjare, kështu që profili i kapitenit të Torinos përshtatet më së miri me karakteristikat e lojës së Piolit apo edhe nevojat e ekipit të mirënjohur lombard në fazën sulmuese.

Sigurisht që asgjë nuk pritet të jetë e lehtë, duke njohur natyrën këmbëngulëse të presidentit Urbano Cairo, por është e kuptueshme që Andrea Belotti nuk ka ndër mend të qëndrojë deri në fund për të respektuar kontratën, që e mban të lidhur atë deri në verën e vitit 2022 me klubin granata.

“Il Gallo” po bën rezistencë ndaj çdo përpjekje të presidentit për të rinovuar kontratën.

Tre vjet më parë Belotti i kërkoi me ngulm Urbano Cairo-s largimin, por presidenti i klubit granata e ngriti stekën vërtet shumë lart, ndërsa tani 27-vjeçari bergamask duket se e ka ndarë mendjen përfundimisht për të bërë edhe hopin cilësor në një klub të madh, gjë që i shkon për shtat dëshirave të vetë Milanit dhe drejtuesve të klubit kuqezi, që me një transferim të tillë do të kënaqnin të gjitha palët, e mbi të gjitha do të garantonin edhe rinovimin e brezave përpara, me një sulmues 12 vjet më të ri sesa veterani Zlatan Ibrahimoviç.

Të fundit

Dembele ka shënuar një supergol ndaj Sevillës (Video)

Ousmane Dembele sapo ka shënuar një supergol për Barcelonën në ndeshjen ndaj Sevillas, duke ia kujtuar tifozëve se sa i talentuar është ai. Blaugranat mbyllen pjesën e parë të ndeshjes kthy

Klopp tregon objektivin në Premier League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbajtur një konferencë për media para derbit me Chelseat që zhvillohet të enjtën. Klopp theksoi se skuadra e tij synon të jetë në top 4-she. “Para n

Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle. Gjiganti i Premierligës Manchester Unit

Bastisje në zyrat e Barcelonës: Arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Është arrestuar ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, bashkë me shefin ekzekutiv të klubit, Oscar Grau dhe shefin për çështje ligjore, Roman Gomez Ponti, në lidhje me skandalin

Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Eric Garcia do jetë lojtar i Barcelonës. Eric Garcia do veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, këtë e ka konfirmuar Pep G

Krerët e FBK-së ftohen në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë të ditur se do të organizojë Kongresin e saj të dytë Afatmesëm më 3 qershor 2021. “Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë

Info Tjera