Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Dove-vedere-Inter-Shakhtar-in-chiaro-in-tv-e-streaming-diretta-su-TV8-e-Sky-638x425-1.jpg

Monaco ofron 40 milionë për mesfushorin e Interit



Në një periudhë afrimesh dhe largimesh, duket se edhe e ardhmja e Marcelo Brozovic është gjithnjë e më larg Milanos.

Zërat për një lamtumirë të tijën ndaj Interit shumëfishohen, dhe duke i shtuar edhe ndonjë problem të vogël jashtë fushe, skuadra të ndryshme po bëjnë përpara duke u interesuar për mesfushorin kroat.

E fundit në rend kohor është Monaco.

Në Principatë e dëshiron ish trajneri i tij Niko Kovac që sot drejton klubin bardhekuq.

Për Monaco bëhet fjalë për një tentativë të dytë, duke qenë se një muaj më parë kishte vënë në pjatë për shërbimet e tij 22 milionë euro.

Tani klubi i Ligue 1 është kthyer në sulm me një ofertë më të lartë për të provuar që të kënaqë kërkesat e Interit, që shpreson të arkëtojë rreth 40 milionë euro, para që do të investoheshin menjëherë në objektin tjetër të madh të merkatos zikaltër dhe dëshirës kryesore të Antonio Contes, N’golo Kante.

Për francezin Chelsea kërkon 50 milionë euro, edhe pse nuk duhet përjashtuar plotësisht një shkëmbim me Brozoviç plus një shumë të hollash në favor të anglezëve, ose ndoshta futjen në tratativa edhe të Christian Eriksen.

E sigurt është se në këtë sesion merkatoje nuk mund të bëhen çmenduri financiare dhe çdo operacion vlerësohet me qetësi, edhe pse koha kalon,

Marotta e Ausilio shpresojnë të gjejnë shpejt një zgjidhje për Brozovic, në mënyrë që t’i bëjnë një tjetër dhuratë trajnerit dhe plotësuar pjesëzën e fundit të mozaikut për të sfiduar Juventusin në garën për titullin.

Të fundit

Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt

Gennaro Gattuso nuk e ka lejuar largimin e Elseid Hysajnt nga Napoli pas ofertës së marr nga klubi rus Spartak Moska. Trajneri i Napolit ka kërkuar me ngulm që shqiptari të mos shitet te Spartak

Messi befason me deklaratën e tij

Pas një vere të turbullt dhe një raporti të nderë me klubin, që për pak solli ndarjen e bujshme të Lionel Messi me Barcelonën, “Pleshti” ka ndryshuar qëndrim. Me tone dhe fjalë të ndry

Muriqi rezulton negativ edhe në testin e dytë

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mund të udhëtoj në Romë qysh nesër. Gazetari i njohur, Arlind Sadiku mëson se sulmuesi kosovar ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë. Muriqi pritet që k

U turpërua nga Leicester City, flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat

Messi lojtari i katërt në histori të La Ligas që shënon gola në 17 edicione rresht

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është bërë vetëm lojtari i katërt në histori të La Ligas që ka shënuar gola në 17 edicione rresht në këtë kampionat. Messi realizoi një gol nga penallt

Rusët kërkojnë kapitenin e Kombëtares

Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtare

Info Tjera