Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/Roger-Federer.jpg

Mposhtet Federer

Publikuar: 19/03/2018

Roger Federer mposhtet më në fund. Tenisti zviceran pësoi humbjen e parë për vitin 2018 dhe kjo disfatë erdhi në finalen e turneun Masters të Indian Uellsit.

Ishte Juan Martin Del Potro ai që ia shkaktoi këtë humbje tenistit 36 vjeçar që vazhdon të jetë numri 1 i renditjes botërore me argjentinasin që e frenoi atë pas 17 fitoreve radhazi.

2-1 ishte rezultati i kësaj ndeshjeje në favor të Del Potro që e çoi në 7 numrin e fitoreve ndaj Roger Federer.

Argjentinasi fitoi setin e parë 6-4, por Federer iu kundërpërgjigj në të dytin të cilin e fitoi pas tie break-ut 7-6.

Momenti vendimtar i kësaj sfide ishte pikërisht game i 10 i setit të tretë kur Federer shërbente për të fituar sfidën pasi kryesonte 5-4. në këtë game, zvicerani arriti të kryesoje deri në 40-15 duke pasur 2 pikë për ndeshjen në favorin e tij, por në atë cast ai u pa në vështirësi dhe Del Potro përfitoi për të kthyer situatën në favor për ta cuar këtë set në tiebreak të cilin e dominoi duke e mbyllur fraksionin 7-6 dhe krejt ndeshjen 2-1 duke ngritur trofeun e Indian të Uellsit

“Nuk arrij ta besoj se e fitova turneun duke u përballur me Federer dhe duke luajtur tenis të këtij niveli”, tha Del Potro, entuziast për këtë sukses. ndërsa Federer nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën sesi e humbi këtë finale.

“Është e rëndë humbja e ndeshjes në këtë mënyrë,- tha zvicerani- kisha disa mundësi për të kthyer inercinë e ndeshjes, por i humba. Mund ta kisha mbyllur këtë finale. do të doja të riluaja tie break-un e setit të tretë sepse nuk e kuptova se çfarë më ndodhi”.