Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Muriqi-i-kombetares.jpg

Muriqi edhe me afër kalimit te Lazio



Lazio rrit ofertën për Vedat Muriqin dhe lajmet që vinë nga Turqia për një mbyllje me sukses të operacionit janë shpresëdhënëse.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare e ka rritur në plot 18 milionë euro ofertën për bomberin e përfaqësueses së Kosovës dhe tashmë diferenca me 20 milionë eurot që synon Fenerbahce nga shitja e futbollistit është vetëm 2 milionë euro.

Nga sa mësohet drejtuesit e klubit nga Stambolli mund të ulin disi pretendimet e tyre dhe marrëveshja mund të arrihet gjatë orëve të ardhshme, me Muriqin që po pret me padurim të zbarkojë në Romë për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

26-vjeçari nuk është grumbulluar as nga përfaqësuesja e Kosovës për dy sfidat e muajit shtator në Nations League, pasi trajneri Bernard Challandes i ka dhënë mundësinë Muriqit të zgjidhë sa më shpejt çështjen e transferimit të tij te Lazio, aty ku do të formonte një dyshe të frikshme në sulm me Ciro Imobbilen.

Verdhezinjtë nga Stambolli e blenë një vit më parë për 3,5 milion euro nga Rizespor ndërsa tashmë synojnë të përfitojnë 5 herë më shumë nga shitja e tij.

Në sezonin e tij të parë me skuadrën nga Stambolli, ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës në Superiore arriti të realizonte 17 gola, 15 në Superligën turke dhe 2 në Kupën e Turqisë.

Të fundit

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League. Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vj

Suarez largohet si golashënuesi i tretë në histori të Barçës

ashmë është zyrtare, Luis Suarez është larguar nga Barcelona për t’u transferuar te Atletico Madrid. Ronald Koeman nuk e deshi në skuadrën e tij dhe kështu, uruguaiani, shoku më i mirë i

Fjalët e gazetarit e bëjnë të qaj Mourinhon

Jose Mourinho i bën ditën të lumtur gazetarit maqedonas pasi qëndroi rrotull për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, pasi u prek nga historia e kujtimit të babait të tij të ndjerë. Jose Mouri

Barcelona dhe Roma në garë për super-mbrojtësin e Chelseas

Skuadra e Barcelonës dhe Romës janë në garë për të firmosur me mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger. Sipas raportimve të fundit që vijnë nga mediat në Angi, thuhet se Barça është në

Basel blen kartonin e Zhegrovës

Edon Zhegrova rikthehet te Baseli për të qëndruar gjatë aty. Pas huazimit për 1 sezon e gjysmë që prej shkurtit të vitit 2019-të te skuadra zvicerane. Gjatë kësaj vere Zhegrova u kthye te G

Netflix do të xhirojë garën e Formula 1

Këtë të dielë, Lewis Hamilton mund të barazojë rekordin e fitoreve të Michael Schumacher (91), duke u bërë së bashku me gjermanin piloti me më shumë triumfe në historinë e Formula 1. Kë

Info Tjera