Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/fadil-vokrri-stadium.jpg

Ndërron lokacioni i ndeshjes vëllazërore të “legjendave”, për nder të pavarësisë



Miqësorja e legjendave të Kosovës dhe Shqipërisë, e përcaktuar të luhet më 16 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës, ka ndryshuar destinacion.

Vëllazërorja festive do të zhvillohet në Prishtinë, por për shkak të kushteve atmosferike është zhvendosur nga stadiumi “Fadil Vokrri” në impiantin e skuadrës “2 Korriku”.

Njoftimi është dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila saktësoi se ndryshimi i stadiumit, nuk ndikon në orarin e ndeshjes.

Përballja e yjeve të së kaluarës ndërmjet shqiptarëve në të dyja anët e kufirit do të luhet sipas programit në orën 12:00.

Pjesëmarrës në vëllazëroren e Pavarësisë do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu dhe shumë të tjerë.

Një spektakël i cili nuk do të shijohet si duhet nga spektatorët, për shkak të masave shtrënguese prej pandemisë.

Të fundit

Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle. Gjiganti i Premierligës Manchester Unit

Bastisje në zyrat e Barcelonës: Arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Është arrestuar ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, bashkë me shefin ekzekutiv të klubit, Oscar Grau dhe shefin për çështje ligjore, Roman Gomez Ponti, në lidhje me skandalin

Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Eric Garcia do jetë lojtar i Barcelonës. Eric Garcia do veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, këtë e ka konfirmuar Pep G

Krerët e FBK-së ftohen në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë të ditur se do të organizojë Kongresin e saj të dytë Afatmesëm më 3 qershor 2021. “Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë

Liverpool ka gati zëvendësuesin e Klopp

Zëra të shumtë kanë nisur të spekulojnë se Jurgen Klopp mund të largohet nga drejtimi i Liverpool në fund të sezonit. Pas plot 6 vitesh në krye të “The Reds”, trajneri gjerman duket se

Messi çon Barçën afër kreut

Kur Lionel Messi është në formë, Barcelona fiton pa probleme. Argjentinasi ishte vendimtar sot në fitoren 2-0 që mori ekipi katalanas në fushën e Sevilla-s, e cila vinte pas 6 fitoreve radhazi

Info Tjera