Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/kartoniikuq.jpg

Ndodh në Angli; Shkaku mbiemrit gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq

Publikuar: 07/03/2018

Një histori gazmore vjen nga kategoritë e ulëta të futbollit në Angli.

Ngatërrimi i mbiemrit ka bërë që një futbollist të ndëshkohet me karton të kuq. 

Gjyqtari Dean Hulme e pyeti Sanchez Watt, i cili luan për Hemel Hempstead Town, se si e kishte emrin pasi po ndëshkohej me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje.

Lojtari 27-vjeçar i është përgjigjur: “Watt”, por gjyqtari ka besuar se po thoshte “What?” dhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë për sjellje jo korrekte ndaj gjyqtarit.

Gjyqtari e ka marrë vesh për gabimin që ka bërë dhe ka kërkuar falje ndërsa Watt nuk është larguar nga fusha në fitoren 2 me 0.