Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Neymar-1040x572-1-1280x720-1.jpg

Neymar pezullohet me 2 ndeshje



Komisioni i disiplinës në Ligën Franceze të Futbollit ka vendosur të pezullojë vetëm me dy ndeshje sulmuesin Neymar për goditjen ndaj Alvaro Gonzalez gjatë takimit Psg-Marseille, si dhe një tjetër për kartonin e kuq.

Sa i përket episodit të lidhur me akuzën e racizmit të bërë nga braziliani kundër mbrojtësit spanjoll, është hapur një hetim. Shkoi më keq për shokun e tij Kurzaëa, i cili u pezullua me 6 ndeshje.

Ndërkohë Amavi është dënuar me 3 ndeshje, dy Paredes dhe një Benedetto.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme në formacion, PSG arriti të fitoje mes vuajtjesh 1-0 ndeshjen kundër Metz falë golit të Julian Draksler në shtesë.

Kjo ishte fitorja e parë për Parisin në 3 javët e para të kampionatit francez.

Por vlen të theksohet se pjesën më të madhe të lojtarëve të foramcionit trajneri Tuchel nuk e ka patur pasi janë në karantinë.

Pasi humbi ndeshjen kundër Metz, Neymar do të humbasë gjithashtu ndeshjen me Nice dhe do të kthehet në fushë kundër Reims në 27 Shtator.

Ndërkaq komsioni i disiplinës ka nisur një hetim për të vërtetuar nëse Gonzalez i është drejtuar brazilianit me fraza raciste dhe për këtë arsye do të analizohen të gjitha imazhet e ndeshjes dhe audio e siguruar nga Telefoot dhe beIN Sports.

Javën tjetër, në 23 Shtator, komisioni disiplines do të thërrasë Angel Di Maria, i cili është akuzuar për pështyrje ndaj Alvaro gjatë pjesës së parë të ndeshjes shumë të nxehtë zhvilluar në Parc des Princes.

Të fundit

O’Neal tregon si i shpenzoi një milion dollarë në një ditë

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, e ka pranuar se nuk e kuptonte se si funksiononin taksat kur ai filloi të bënte shumë para në fillim të viteve ’90, gjë që e mësoi rrugës. Kur O’Neal n

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij. Pep Guardiola shihet si pjesë e projektit të kandidatit për president të Barce

Thellohet kriza me Covid-19 te skuadra e njohur italiane

Tre lojtarë të Lazios humbën seancën stërvitore këtë mëngjes dhe disa prej tyre treguan simptoma të coronavirusit Covid-19, pretendojnë raportet në Itali. Klubi nga kryeqyteti udhëtoi në

Shpërblehet Marash Kumbulla

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSK

Rikthehet kaosi në futbollin francez

Megjithëse dëshirat janë për vazhdimin e kampionateve të futbollit, realiteti është padyshim i ndryshëm, që futbolli të funksionojë normalisht, si në vendet e zhvilluara, po ashtu dhe në

Bashkimi fiton dramën në Prizren, Ylli fiton në Suharekë

Në palestrën e sportit në Prizren është zhvilluar ndeshje dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës nga Mitrovica. Bashkimi ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 73:72 (27:15, 13:22, 15:19,

Info Tjera