Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/kante-1.jpg

N’Golo Kante insiston se do të qëndrojë te Chelsea

Publikuar: 09/03/2018

Mesfushori N’Golo Kanté nuk dëshiron të largohet nga Chelsea këtë verë pavarësisht nga fjalët se Paris Saint-Germain është i interesuar në shërbimet e tij.

Mesfushori i Blues ka qenë një pjesë e rëndësishmë e mesfushës së Antonio Conte për dy sezonet e fundit.

Kjo dormë mbresëlënëse ka tërhequr francezët me Unai Emery i cili e do lojtarin në Paris, por një raport i ri të premten ka insistuar se 26-vjeçari do të qëndrojë në Stamford Bridge.

London Evening Standard ka zbuluar se Kante është më i lumtur të vazhdojë në Londrër, dhe nuk dëshiron të kthehet prapa dhe të luajë në Ligue 1.

Les Parisiens e sheh ish-mesfushorin e Leicester si njeriun ideal për të zëvendësuar Thiago Motta-n, megjithatë duket sikur tani do të duhet të kerkojnë në tjetër ekip.