Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/cristiano-ronaldo-signe-l-egalisation-du-real-sur-coup-franc-face-au-sporting-portugal-en-ligue-des-champions-a-madrid-le-14-septembre-2016_5682845.jpg

Një El Clasico krejt ndryshe



Barcelona dhe Real Madridi janë gati për “El Clasicon” numër 245 në sfidat kompetitive, në një duel tepër të veçantë, që këtë herë do të mbahet në “tempullin” e futbollit katalanas pa praninë e spektatorëve, pra në ‘Camp Nou’.

Takimi i ditës së shtunë është i 181-ti në historinë e ligës spanjolle dhe Barça do të bëj çmos për të përfituar nga momenti jo i mirë që po kalojnë kampionët në fuqi, për të barazuar bilancin e përgjithshëm të fitoreve, në 73-73 në ndeshjet ndërmjet tyre në Primera Division (La Liga).

Është klasikja e parë për këtë sezon në kampionatin spanjoll, megjithatë të dy ekipet do të paraqiten pas humbjeve respektive që pësuan me Getafen dhe Cadizin javën e kaluar.

Për herë të fundit këto dy skuadra u paraqitën në klasiken e futbollit spanjoll me humbje në prillin e vitit 2003.

Asokohe Reali u mund 4-2 në “San Sebastian” nga Sociedadi, ndërsa Barça u mposht me po të njëjtat shifra nga Deportivo La Coruna, brenda në “Camp Nou”, sidoqoftë dueli ndërmjet tyre më pas në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Të dy ekipet kanë ndryshuar dhe kanë humbur ndjeshëm atë madhështinë e pak kohëve më parë, madje edhe në aspektin e lojës në këtë fillim sezoni në shumë ndeshje të Primera Division është vërtet e vështirë për të gjetur diferenca të mëdha me skuadrat kundërshtare.

Mbi të gjitha si Reali ashtu edhe Barça u mundën në të njëjtën ditë pa shënuar as gol dhe më përpara një gjë e tillë ishte regjistruar vetëm në mbrëmjen e 6 majit të vitit 2000, pra thjesht një herë të vetme në 30 vitet e fundit.

Të fundit

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain. Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e di

Atletico fiton derbin kundër Valencias

Atletico Madrid e ka mposhtur si mysafirë Valencian për t’u barazuar me pikë me Real Sociedadin në La Ligën spanjolle. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesë

Topalli e shpëton ekipin nga humbja

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë. Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ sht

Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon. Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon. Andrea

Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje me kontrata të reja disavjeçare

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele

Rashica afër hapit tjetër të madh në karrierë

Aston Villa do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit Milot Rashica. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar

Info Tjera