Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/andi-zeqiri.jpg

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A



Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League.

Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vjeçarëve të Zvicrës me të cilët ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, është vetëm një hap larg transferimit te Parma.

Klubi i Serie A ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të futbollistit nga Lozana.

Kjo për arsye se emilianët janë plotësisht të bindur nga cilësitë e 21-vjeçarit dhe sipas asaj që raporton Sky Sport kanë paguar tre milionë euro që liron futbollistin nga çdo përgjegjësi ndaj Lozanës.

Kështu, Zeqiri do të ketë mundësinë të shfaqë talentin e tij në skenën e madhe, ndërsa më parë ka provuar të jetë pjesë edhe e radhëve të Juventus U-19.

Në sezonin e fundit me Lozanën në kategorinë e dytë në Zvicër, Zeqiri shënoi 17 gola në 33 ndeshje duke ndihmuar skuadrën e tij të siguronte ngjitjen në Superligë.

Të fundit

Golat më të bukur të mbrëmjes së Champions

Mbrëmjen e sotme nisi sezoni i ri i Champions League. 21 gola u shënuan në 8 ndeshjet e para të edicionit 2020-2021. Më poshtë gjeni golat më të bukur të mbrëmjes. Goli i Coutinho, i cili sh

Feronikeli – Prishtina, Krasniqi optimist për rezultat pozitiv

Prishtina nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin, ndërsa edhe nesër do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi luan në udhëtim te Feronikelin. Mesfushori, Endrit Krasniqi, është optimist se

Messi nuk gjen qetësi në Barcelonë

Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi mund të luajë më mirë. Strategu holandez e bëri këtë deklaratë para takimit të skuadrës katalan

Zidane merr lajmin e mirë për Ramos

Sergio Ramos është gati për Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Los Blancos u dëmtuar në humbjen befasuese të Real Madridit në shtëpi nga Cadiz, sfidë që e fituan mysafirët me rezultat minimal

Mediumi italian shkruan për formën e Mirlind Dakut

Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style. Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavd

Shënoi dy gola me Vitesse, Armando Broja në formacionin e javës në Holandë

Kritikave që shoqëruan mungesën e golit me kombëtaren, Armando Broja iu përgjigj nga kampionati holandez. Sulmuesi isht protagonist absolut në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në

Info Tjera