Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/ozil.jpg

Ozil mund të ribashkohet me Ronaldon



Pjesa e parë e aventurës në stolin e Juventusit për Andrea Pirlon ka qenë me emocione të alternuara.

Juventusi nuk është dominuese si në të kaluarën dhe varion që nga ndeshje entuziazmuese si ajo në “Camp Nou” apo në Parma, me zhgënjime si ndaj Crotones, Beneventos dhe Fiorentinës.

Juve mbetet një kantier në ndërtim dhe në merkaton e janarit, klubi duhet të punojë për të eliminuar problemet e shfaqura në fushë, para së gjithash për mungesën e një alternative me peshë për sulmin që të mundësojë pak frymëmarrje më tepër për Moratan.

Në këtë aspekt drejtuesit bardhezinj po lëvizin me vendosmëri për të marrë sa më shpejt një tjetër lojtar në urdhrat e Pirlos që ka disa anësorë sulmi dhe lojtarë që ju pëlqen të nisen nga larg por i mungon një qendërsulmues zone.

Një prej emrave më të nxehtë është Fernando Llorente që nuk ndihet mirë te Napoli.

Nuk do të jetë një tratativë e lehtë falë edhe përplasjeve jashtë fushe mes dy klubeve dhe nëse operacioni do të kryhet do të duhen disa javë për ta parë spanjollin sërish në Torino.

Juventusi gjithsesi po studion dhe një goditje cilësore, një bast për të cilin mund të shpenzojë pak duke gjetur një futbollist klasi, Mesut Ozil.

Si tip lojtari nuk është ai që i mungon Pirlos, duke u nisur nga karaktersitikat, por gjermani është jashtë projektit të Arsenalit dhe nuk ka zbritur kurrë në fushë këtë sezon, ndaj me një kontratë që i skadon në qershor të 2021 mund të lirohet pa shumë probleme nga “topçinjtë” që nga ana e tyre do të kursenin një pagë të rëndë.

Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur më parë bashkë te Reali dhe me çmimin e duhur mund të rezultojë një goditje e madhe për Juventusin për sa i përket cilësisë dhe eksperiencës ndërkombëtare që disponon.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera