Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/luis.jpg

Paga e lartë e “pengon” të shkojë te Chelsea

Publikuar: 28/02/2018

Luis Enrique dëshiron të rikthehet në pankinë verën e ardhshme dhe destinacioni i mundshëm për momentin duket Chelsea, edhe pse problemi më i madh është paga e tij.

Spanjolli, i cili ndër të tjera flet anglisht, për momentin duket emri më bindës për të drejtuar londinezët e Chelsea në fundin e këtij sezoni.

Në vitin e tij të fundit në drejtimin e Barcelonës përfitonte një pagë vjetore të përafërt me 19 milionë euro, ndërkohë që nën drejtimin e tij Barcelona fitoi 2 kampionate, një Champions League dhe 3 Kupa të Mbretit.

Por, kjo vlerë duket relativisht shumë e lartë për drejuesit e Chelsea-t, që i paguajnë italianit Antonio Conte një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, më e larta në historinë e klubit londinez.

Dhe kjo pagë e lartë mund të vështirësojë negociatat e drejtuesve të Chelsea-t për të arritur te spanjolli Luis Enrique.

Ndër alternativat e tjera që po diskutohen janë ish-trajneri i Dortmund, Thomas Tuchel dhe trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri, të cilët kanë pretendime shumë të ulta ekonomike, por një dëshirë shumë të madhe për të trajnuar në Premier League.