Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/ronaldo.jpg

Paga e lartë e Ronaldos problem për Juventusin



Situata me pasojat e pandemisë ka bërë që edhe klubi më i fort ekonomikisht në futbollin italian, Juventusi, të jetë i detyruar të bëjë ndërhyrje.

31 milionë neto është paga vjetore e Cristiano Ronaldos, që është kthyer në një kosto të papërballueshme për Juventusin.

Për momentin largimi i tij duket i komplikuar, pasi lojtari ka edhe një vit kontratë me “Zonjën e Vjetër”.  Sulmuesi që do ta zëvendësojë Ronaldo nëse largohet tashmë është identifikuar, dhe një pëlqim i vjetër për Juventusin: Mauro Icardi.

Ronaldo mund të transferohet në Paris, pasi thashethemet për interesimin e PSG kanë filluar tash e disa muaj, edhe pse në listën e klubit parisien është Lionel Messi.

Sipas mediave italiane negociatat Juve-PSG për Icardin, nuk janë ndalur në asnjë rast, pavarësisht destinacionit të Ronaldos në të ardhmen.

Drejtuesit bianconerë kanë provuar disa herë të afrojnë ish-sulmuesin e Interit. Icardi i kushtoi PSG-së plot 50 milionë euro plus 8 milionë euro të tjera bonuse.

Juventusi nuk do të ndërhyjë vetëm te Ronaldo, pasi edhe dy lojtarët e ardhur me  parametra zero në verën e vitit 2019, Aaron Ramsey dhe Adien Rabiot, po ju kushtojnë shumë me paga.

Të fundit

Distria Krasniqi fantastike, shpallet kampione e Evropës

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Xhudistja pejane ka arritur që të fitoi medaljen e artë dhe të shpallet për herë t

Neymar ka vetëm 2 javë kohë

Sipas gazetës franceze “L’equip”, PSG-ja i ka vënë ultimatum 2 javë Neymarit për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2022. Sipas zërave sulmuesi brazilian po mendon një rikth

Modric merr vendim për të ardhmen e tij

Real Madrid dhe Luka Modric do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën një sezon më shumë. Të dy palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës që do ta mbaje kroatin në klub

Formacionet zyrtare, Slavia Pragë – Arsenal: Xhaka nga minuta e parë

Slavia pret Arsenalin në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1 në Emirates dhe ndeshja kthyese pritet të jetë

Si do të jetë e ardhmja e Muriqit

Sulmuesi i Kosovës do t’i ketë edhe disa raste për t’u dëshmuar, në të kundërtën Lazio mund ta shesë atë Eksperienca e Vedat Muriqit në Lazio deri tash ka qenë zhgënjyese. Sulmuesi ko

Ku do të jetë e ardhmja e Lukaku

Romelu Lukaku e pranon se nuk e ka pritur një sukses të Interit këtë sezon. Sulmuesi foli për faqen e Instagramit ‘433’ në një lidhje direkte, ku edhe ka thënë disa fjalë për Scudetton.

Info Tjera