Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ronaldo.jpg

Përfundon Serie A, Juventusi e kampion



Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së fundit të Serie A ku edhe këtë vit ka fituar Juventusi. Çështja e kampionit për Juventusin kishte përfunduar javë më parë kurse në ndeshjen e tyre të fundit ata u përballën me Romën, ndeshje të cilën e humbën me rezultat 1-3.

Juventus, Inter, Atalanta dhe Lazio do ta përfaqësojnë Italinë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, kurse Napoli, Milan dhe Roma do të garojnë në Europa Ligë. Kurse nesër do të zhvillohen ndeshjet ku do të përcaktohen skuadrat që do të mbeten në Serie A dhe ata që do të binë.

AC Milan – Cagliari 3-0

Milan e ka vazhduar ecurinë e mirë këtë kampionat.   Arriti ndeshjen e 12 rresht pa humbje, qëkurse u kthye futbolli në Itali pas shtyrjeve të koronavirusit. Goli i parë për Milanon erdhi në minutën e 10-të dhe ishte një gol qesharak i ish mbrojtësit të Liverpoolit, Klavan. Milan do të mund ta dyfishonte epërsinë në pjesën e parë por Zlatan Ibrahimovic dështoi të shënoi nga penalltia. Megjithatë Ibrahimovic e përmirësoi gabimin pasi që shënoi në minutën e 55-të. Goli i tretë i Milanit erdhi në minutën e 58-të. Një depërtim interesant i Castillejos në zonë bëri që ky i fundit të shënoi pas asistimit të Bonaventurës. Ky doli edhe të jetë rezultati përfundimtarë i ndeshjes. Milano e përfundon sezonin në vendin e gjashtë me 66 pikë, katër më pak se Roma dhe katër më shumë se Napoli.  

Atalanta-Inter 0-2

Fati i kësaj ndeshje u vendos që në pjesë të parë. Interi dukej në formë në udhëtimin e tyre në Bergamo ku mposhti befasinë e këtij sezoni në Serie A, Atalantan. Interi kaloi shumë herët në epërsi, që në minutën e parë ku shënoi D’Ambrosio pas asistimit të Ashley Young. Ky i fundit shënoi edhe një gol të bukur në minutën e 20-të duke dyfishuar epërsinë. Ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi derisa Interi e përfundon sezonin sivjet në vendin e dytë me 82 pikë, një më shumë se Juventusi. Atalanta në anën tjetër do të jetë edhe vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve pasi që përfundoi kampionatin në vendin e tretë me 79 pikë.

Juventus-Roma 1-3

Roma ka arritur një fitore pothuajse të kotë kundër Juventusit. Juventus tashmë është shpallur kampion dhe për këtë ndeshje trajneri Maurizio Sarri kishte pushuar të gjithë lojtarët e tij. Të parët që kaluan në epërsi ishin Juventusi në minutën e pestë. Roma barazoi me Nikola Kalinic në minutën e 23-të, kurse përmbysi rezultatin nga penalltia në minutën e 44 me anë të Diego Perottit. Perotti do të shënonte përsëri në pjesën e dytë, në minutën e 52-të pas një solo depërtimi të Zaniolos, i cili asistoi për të dhe ky i fundit shënoi. Juventus u përpjek të kthej rezultat edhe pse nuk punoi shumë për shkak se ruajti energjitë kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve. Kështu kampioni tashmë i konfirmuar i Italisë përfundon kampionatin me 83 pikë, një më shumë se Interi në vendin e dytë.

Napoli-Lazio 3-1

Ndoshta ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje. Për Napolin ishte pritur më shumë këtë sezon pasi që është parë skuadra e vetme që mund t’i bëj ballë Juventusit. Por doli që Lazio është skuadra që i bëri më shumë konkurrencë Juventusit gjatë sezonit, madje për disa javë ishte edhe në vendin e parë. Por, tashmë do të jetë vendi i katër për Lazion e Igli Tares. Napoli erdhi herët në epërsi, qysh në minutën e nëntë me Fabian që shënoi një gol të bukur. Ciro Immobile do të barazonte në minutën e 22-të, kurse nga penalltia Napoli do të kalonte në epërsi në minutën e 54-të. Golashënues ishte Lorenzo Insigne. Napoli do të shënonte edhe një gol në minutat shtesë me anë të Politanos për ta përbyllur sivjet aventurën në vendin e shtatë dhe do të luajë në Europa Ligë. Lazio në anën tjetër do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm pasi që ka përfunduar në vendin e katër me 78 pikë. 

Të fundit

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Mësohet data e kthimit të Muriqit

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A. Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit. Lajmi qarkulloi të

Super Ibra e nis sezonin me fitore

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan

Challandes ka vendosur për Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit, Bernard Berisha. Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku

Lazio interesohet për Mustafin

Mediat italiane raportojnë se Shkodran Mustafi dëshiron të kthehet në Itali, ku më parë ka luajtur me Sampdorian. Arsenal nuk pritet të bëjë rezistencë për Mustafin, pasi dëshiron të fito

Info Tjera