Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/981339a0-6466-11ea-9b5f-3d40d9a91b3e.jpg

Plani i UEFA për kthimin e tifozëve në garat europiane



UEFA ndërmori hapin e parë duke lejuar publikun në stadium në Superkupën e Europës, të enjten e kaluar, në Budapest (Hungari), me një numër të kufizuar prej 20 000 personash, kur kapaciteti maksimal i “Puskas Arena” është 67 215 ndenjëse. Praktikisht, është lejuar thuajse një e treta e kapacitetit.

Të pranishëm, në fakt, ishin 15 180 tifozë, me shumë mbështetës të Sevillas sesa tifozë të Bayernit.

Organizmi më i lartë e vlerësoi këtë përvojë pilot shumë pozitivisht me idenë për të lejuar një pjesë të tifozëve në garat europiane këtë sezon.

“El Mundo Deportivo” shkruan se UEFA po planifikon të shpallë të hënën e ardhshme vendimin për të lejuar mbështetësit nëpër stadiume, sigurisht aty ku qeveritë lokale e autorizojnë atë.

Të vetëdijshëm për dëmin e madh ekonomik që po shkakton pandemia Covid-19 në arkat e klubeve europiane, veçanërisht tek ato të cilat nuk varen aq shumë sa u përket të ardhurave nga të drejtat televizive, që paguhen edhe kur garat luhen me dyer të mbyllura, UEFA punon për t’u kthyer në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe pa shkelur protokollet shëndetësore të miratuara për të parandaluar shpërthimet e koronavirusit.

Në ligat kryesore të Europës, për momentin ka pasur prani të kufizuar: në Francë 5 000 tifozë maksimumi, në Itali 1 000 dhe në Bundesligë nga 10 383 në Mönchengladbach në 500 në Wolfsburg.

Në Angli gjithçka vazhdon me dyer të mbyllura, sikurse në Spanjë.

Të fundit

Guardiola: “Koha ime si menaxher i Barcelonës ka mbaruar”

Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Camp Nou, duke këmbëngulur se koha e tij si menaxher i Barcelonës ka mbaruar. Spekulimet mbi të ardhmen e Guardiolas në Manchester City kan

Daku me dedikim special pas dy golave të sotëm

Mirlind Daku po kalon në një formë jetësore me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Në fitoren e sotme të skuadrës nga Suhareka ndaj Besës së Pejës me rezultat 4:1, Daku ka shënuar dy nga

O’Neal tregon si i shpenzoi një milion dollarë në një ditë

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, e ka pranuar se nuk e kuptonte se si funksiononin taksat kur ai filloi të bënte shumë para në fillim të viteve ’90, gjë që e mësoi rrugës. Kur O’Neal n

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij. Pep Guardiola shihet si pjesë e projektit të kandidatit për president të Barce

Thellohet kriza me Covid-19 te skuadra e njohur italiane

Tre lojtarë të Lazios humbën seancën stërvitore këtë mëngjes dhe disa prej tyre treguan simptoma të coronavirusit Covid-19, pretendojnë raportet në Itali. Klubi nga kryeqyteti udhëtoi në

Shpërblehet Marash Kumbulla

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSK

Info Tjera