Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/pogba.jpg

Pogba në periudhë të vështirë



Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba e ka vlerësuar këtë sezon si më të vështirën e karrierës.

Francezi nuk është në formën më të mirë, derisa në katër ndeshjet e fundit që ka zhvilluar me “Djajtë e Kuq” është zëvendësuar nga Scott McTominay.

27-vjeçari për RTL tha se është duke u kënaqur më shumë me Kombëtaren e Francës, se në gjigantin anglez.

“Asnjëherë nuk kam qenë në këtë periudhë të vështirë gjatë karrierës”.

“Kombëtarja e Francës është e freskët, grupi është i mirë, është magjike”, u shpreh ai.

Pogba ka vetëm 18 muaj të mbetur kontratë më Unitedin, ndërsa vazhdon të kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe ish klubi, Juventus.

Të fundit

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain. Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e di

Atletico fiton derbin kundër Valencias

Atletico Madrid e ka mposhtur si mysafirë Valencian për t’u barazuar me pikë me Real Sociedadin në La Ligën spanjolle. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesë

Topalli e shpëton ekipin nga humbja

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë. Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ sht

Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon. Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon. Andrea

Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje me kontrata të reja disavjeçare

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele

Rashica afër hapit tjetër të madh në karrierë

Aston Villa do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit Milot Rashica. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar

Info Tjera