Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Presidentet-e-Federatave-te-Italise-Kosoves-dhe-Maqedonise-se-Veriut-vizitojne-Shtepine-e-Futbollit-2-scaled-1.jpg

Presidenti Ademi, Gravina, Duka e Sejdini dakordohen për bashkëpunim të ngushtë



Presidenti Agim Ademi së bashku me homologët e tij nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, Gabriele Gravina e Muamed Sejdini si dhe me nikoqirin, Armand Duka kanë vizituar gjatë ditës së sotme “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

 

Me këtë rast, ata, u njohën nga afër me investimet e kryera deri më tani nga FSHF-ja dhe për ecurinë e këtij projekti.

Po ashtu, krerët e futbollit nga të katër vendet kanë vizituar edhe punimet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, e të cilat janë duke u finalizuar edhe falë donacioneve që kanë dhënë këto federata, administratat e tyre, si dhe stafi e lojtarët e ekipeve Kombëtare të tyre.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i falënderoi të tre homologët për këtë vizitë dhe për humanizmin dhe solidaritetin e treguar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Gjatë qëndrimit në Tiranë katër krerët e federatave përkatëse u dakorduan për bashkëpunime në shumë sfera dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, veçmas tek kategoritë e reja, ku në të ardhmen do të zhvillohen turne të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë progresin tek futbollistët e rinj.

Po ashtu, presidenti Ademi diskutoi me presidentin Gravina edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes miqësore me Italinë, kurdo kur këtë e mundësojnë datat e lira të UEFA-s e FIFA-s.

Krerët e futbollit nga të katër vendet gjatë qëndrimit në Tiranë treguan afërsi dhe marrëdhënie shoqërore, ashtu siç janë edhe vendet respektive afër njëra – tjetrës, e kjo afërsi me presidentin Gravina bëhet më e madhe duke pasur parasysh edhe numrin e madh të futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali.

Në fund të vizitës së përbashkët në Tiranë, katër presidentët shkëmbyen fanellat e Kombëtareve në shenjë simbolike për miqësinë e tyre dhe të vendeve respektive.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera