Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Screenshot_20200902-114416_Facebook.jpg

Prishtina organizatore e Evropianit të Divizionit C



Bordi i FIBA Evropës ka dhënë dritën e gjelbër për mbajtjen e Kampionatit Evropian, Divizioni C, për meshkuj U16 më 2021 në Prishtinë.

Ky kampionat është dashur që të mbahet këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë me Covid-19, të gjitha Kampionatet Evropiane për grupmosha të reja ishin shtyrë.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kishte aplikuar sërish që Evropiani i vitit të ardhshëm të mbahet në Prishtinë dhe ka marrë miratimin nga Bordi i FIBA Evropës.

Kështu, Kampionati Evropian për Divizionin C për meshkuj U16 do të mbahet në Prishtinë nga 10 deri më 18 korrik më 2021.

FIBA i beson kështu Kosovës edhe një organizim të rëndësishëm, pasi në vitin 2018 kishte organizuar me sukses Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe në vitin 2019 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20.

“Ne jemi shumë të kënaqur që na është dhënë besimi për të organizuar Evropianin vitin e ardhshëm në Prishtinë. Ky Evropian ishte paraparë të zhvillohej këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm. FBK-ja është shumë e kënaqur me besimin që na ka dhënë FIBA, të organizojmë për herë të tretë një Evropian në Prishtinë, pasi me sukses kemi organizuar Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe në vitin 2019 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20. Shpresojmë se deri vitin e ardhshëm të stabilizohet gjendja me Covid-19 dhe t’i rikthehemi normalitetit. Ne do të bëjmë përgatitjet e duhura dhe besojmë se do të organizojmë siç është më së miri këtë Kampionat në Prishtinë”, deklaroi Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Të fundit

Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt

Gennaro Gattuso nuk e ka lejuar largimin e Elseid Hysajnt nga Napoli pas ofertës së marr nga klubi rus Spartak Moska. Trajneri i Napolit ka kërkuar me ngulm që shqiptari të mos shitet te Spartak

Messi befason me deklaratën e tij

Pas një vere të turbullt dhe një raporti të nderë me klubin, që për pak solli ndarjen e bujshme të Lionel Messi me Barcelonën, “Pleshti” ka ndryshuar qëndrim. Me tone dhe fjalë të ndry

Muriqi rezulton negativ edhe në testin e dytë

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mund të udhëtoj në Romë qysh nesër. Gazetari i njohur, Arlind Sadiku mëson se sulmuesi kosovar ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë. Muriqi pritet që k

U turpërua nga Leicester City, flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat

Messi lojtari i katërt në histori të La Ligas që shënon gola në 17 edicione rresht

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është bërë vetëm lojtari i katërt në histori të La Ligas që ka shënuar gola në 17 edicione rresht në këtë kampionat. Messi realizoi një gol nga penallt

Rusët kërkojnë kapitenin e Kombëtares

Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtare

Info Tjera