Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/V1kxhJAC-780x439-1.jpg

Probleme serioze për FIFA21: Mijëra lojtarë do i bashkohen Ibrahimovicit në hetimet për video-lojën



Mijëra lojtarë do t’i bashkohen Zlatan Ibrahimovicit dhe Gareth Bales në hetimet kundër FIFA21 që ka përdorur imazhet e tyre.

Që të dy lojtarët, së bashku me agjentin Mino Raiola, kanë lëshuar postime në Twitter, duke kërkuar sqarim nga EA Sports dhe FIFPro për përdorimin e imazhit të tyre në videolojën, tashmë të famshme.

EA Sports është partner zyrtar i Milanit dhe i Tottenhamit, që kanë arritur marrëveshje që të përdorin imazhin e lojtarëve të tyre për videolojën, stadiumet dhe fanellat.

Bale ishte në kopertinën e FIFA-s sa ishte te Real Madridi, derisa EA beson se në marrëveshjen me Milanin, u jep atyre të drejtë që të përdorin imazhin e Ibrahimovicit.

Sidoqoftë, The Athletic raporton tani se mijëra lojtarë i janë bashkuar Ibrahimovicit dhe Bales për t’i mbrojtur imazhin e përdorur nga FIFA21.

“Kush i ka thënë leje FIFA EA Sport që të përdor emrin dhe fytyrën time? FIFPro nuk jam në dijeni se jam anëtar i juaji dhe nëse jam, nuk jam në dijeni për këtë manovër të çuditshme. Dhe sigurisht se unë asnjëherë nuk kam lejuar FIFAcom apo Fifpro që të bëjnë para nga unë”.

“Dikush është duke përfituar nga emri dhe fytyra ime oa ndonjë marrëveshje gjatë gjithë këtyre viteve. Koha për hetime”, ka shkruar Ibrahimovic.

Në anën tjetër, Bale i është përgjigjur: “Ibrahimovic, interesant…çfarë është FIFPro? #Kohapërhetime”.

Të fundit

PSG i ofron Ramosit kontratë trevjeçare

Kampionët e Francës janë të etur ta transferojnë kapitenin e Real Mardidit gjatë këtij afati kalimtar. PSG-ja i ka ofruar Sergio Ramosit kontratë trivjeçare me një pagë vjetore prej 15 mili

Federik Veseli nënshkruan me klubin italian

Frederik Veseli pritet të ndërrojë sërish skuadër, por jo kampionat. Duke parë hapësirat e pakta që ka pasur gjatë këtij sezoni te skuadra e Salernitanës, ku është aktivizuar në vetëm 1

Italia përjashtohet nga Lojërat Olimpike?

Italia është shumë pranë përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokios që zhvillohen këtë vit në Japoni. Sipas mediave italiane, vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, po

ZYRTARE: Lampard shkarkohet nga Chelsea

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes uebfaqes së klubit.  “Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe jo ai që pronari dhe Bordi e kanë marrë me lehtësi”, u tha ne dekl

Juventus pranë goditjes së madhe

Kërkonte vetëm një zëvendësues për Alvaro Morata, por mund të marrë më shumë se kaq. Juventus është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e janarit që mban emrin e Edin Dzeko. “

Manchester United eliminon Liverpoolin dhe konfirmon krizën e “Të Kuqve”

Manchester United po kalon një nga momentet më të bukura të viteve të fundit. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 në shtëpi ndaj Liverpool, sukses që sjell kualifikimin në raundin e 1/8 të FA Cup

Info Tjera