Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/mou-1068x604-1.jpg

Publikohet lista e trajnerëve më të mirë të këtij shekulli



Federata ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen e 10 trajnerëve më të mirë të shekullit të 21-të, duke marrë për bazë periudhën nga viti 2000 deri tani.

Në krye të listës së 10 më të mirëve qëndron tekniku portugez i Tottenham, Jose Mourinho, i cili është shpallur 4 herë trajneri i vitit dhe ka qenë për 16 vite të tjera në 10-shen e trajnerëve më të mirë të vitit.

Pikërisht për këtë arsye portugezi u pozicionua i pari me 226 pikë, i ndjekur nga trajneri i Kombëtares gjermane Joachim Low, i cili ka fituar dy herë trofeun e trajnerit më të mirë të vitit dhe grumbulloi 213 pikë.

Ish trajneri historik i Manchester United, Sir Alex Ferguson dhe tekniku aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola janë pozicionuar në vendin e tretë me nga 183 pikë secili, të ndjekur nga Arsene Wenger me 181 pikë.

Renditja kompletohet nga emra si Carlo Ancelotti, Vincente Del Bosque, Diego Simeone, Didier Deschamps dhe Marcelo Bielsa, ndërsa vlen të theksohet se nuk janë përfshirë në 10-shen më të mirë të shekullit të 21-të emrat e Jurgen Klopp dhe Zinedine Zidane, që kanë fituar jo pak gjatë viteve të fundit.

 

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera