Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/olyfcb_08_get_221019.jpg

Publikohet renditja e UEFA-s për klube



Ecuria fantastike si në Gjermani edhe në Europë, ka bërë që Bayerni i Mynihut të kryesojë renditjen e UEFA-s për klub, me 30 pikë, i ndjekur nga skuadra e parë finaliste e Ligës së kampionëve, Paris Saint Germain me 27 pikë.

Në vendin e tretë me 26 pikë pozicionohet skuadra surprizë e Ligës së Kampionëve, Leipzig, ndërsa pas saj renditen anglezët e Manchester City-t, me vetëm 25 pikë të grumbulluara.

Po kaq pikë ka edhe Interi i Antonio Contes, që falë ecurisë mjaft të mirë në Ligën e Europës dhe kalimit në finale, e sheh veten me pikë të barabarta me “citizens”, por mund t’i parakalojë, nëse fiton të premten ndaj Sevillas e ngre trofeun.

Një tjetër arsye pse zikaltrit do të provojnë triumfin mbrëmjen e të premtes përballë Sevillas, është edhe sepse skuadra që fiton në Europa League pozicionohet direkt në vazon e parë të shortit të Championsit.

Zikaltrit kanë lënë shumë pas edhe skuadrën tjetër italiane, Juventusin, që pas dështimit për të disatën herë radhazi në Europë, tani e sheh veten në vendin e 11 me 22 pikë, aq sa kanë edhe Lyon, Shakhtar e Manchester United, që renditen para bardhezinjve.

Të fundit

Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt

Gennaro Gattuso nuk e ka lejuar largimin e Elseid Hysajnt nga Napoli pas ofertës së marr nga klubi rus Spartak Moska. Trajneri i Napolit ka kërkuar me ngulm që shqiptari të mos shitet te Spartak

Messi befason me deklaratën e tij

Pas një vere të turbullt dhe një raporti të nderë me klubin, që për pak solli ndarjen e bujshme të Lionel Messi me Barcelonën, “Pleshti” ka ndryshuar qëndrim. Me tone dhe fjalë të ndry

Muriqi rezulton negativ edhe në testin e dytë

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mund të udhëtoj në Romë qysh nesër. Gazetari i njohur, Arlind Sadiku mëson se sulmuesi kosovar ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë. Muriqi pritet që k

U turpërua nga Leicester City, flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat

Messi lojtari i katërt në histori të La Ligas që shënon gola në 17 edicione rresht

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është bërë vetëm lojtari i katërt në histori të La Ligas që ka shënuar gola në 17 edicione rresht në këtë kampionat. Messi realizoi një gol nga penallt

Rusët kërkojnë kapitenin e Kombëtares

Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtare

Info Tjera