Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/kumbulla-e1576167917110.jpg

Qendërmbrojtësi kuqezi afër kalimit tek Interi



Në Serie A e këtij sezoni një nga personazhet absolut ishte dhe Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi kuqezi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit italian duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha, brenda dhe jashtë Italisë.

Prej kohësh është folur për një largim të Kumbullës nga Verona ku Lazio dhe Inter vijojnë betejën në distancë.

Vetë Kumbulla ka folur pak për të ardhmen ndërsa së fundmi është ndalur duke analizuar vitin e tij të parë në Serie A:

“Nëse ndalem për një moment dhe mendoj për sezonin e sapo mbyllur më duket një ëndërr. Duke nisur nga 25 gushti, dita e debutimit në A, ditë që nuk do ta harroj kurrë, ashtu si 5 tetorit dhe gëzimin e golit tim të parë.

Sfidat me bigët e kampionatit tonë, fitorja kundër ekipit kampion të Italisë.

Kjo është meritë e një grupi fantastik që më bën të ndihem krenar”, shkruan ndër të tjera Kumbulla në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Sipas mediave italiane, Inter mbetet favorit për të siguruar shërbimet e Kumbullës.

Klubi zikaltër prej kohësh ka paraqitur një ofertë prej 30 milionë euro, për momentin mbetet oferta më e mirë për Verona.

Të fundit

Barcelona dhe Roma në garë për super-mbrojtësin e Chelseas

Skuadra e Barcelonës dhe Romës janë në garë për të firmosur me mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger. Sipas raportimve të fundit që vijnë nga mediat në Angi, thuhet se Barça është në

Basel blen kartonin e Zhegrovës

Edon Zhegrova rikthehet te Baseli për të qëndruar gjatë aty. Pas huazimit për 1 sezon e gjysmë që prej shkurtit të vitit 2019-të te skuadra zvicerane. Gjatë kësaj vere Zhegrova u kthye te G

Netflix do të xhirojë garën e Formula 1

Këtë të dielë, Lewis Hamilton mund të barazojë rekordin e fitoreve të Michael Schumacher (91), duke u bërë së bashku me gjermanin piloti me më shumë triumfe në historinë e Formula 1. Kë

Katër rekordet që Messi do të tentojë t’i thyejë

Pas një rrëmujë të gjatë të shkaktuar në muajin gusht se mund të ndodhte largimin nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi, në shtator Lionel Messi konfirmoi se nuk largohet nga Barcelona. Ylli a

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Info Tjera