Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/auto_hh1605614311.png

Qeveria ndihmon me 1.5 milion euro sportin kosovar, përfitojnë 627 klube



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori sot pjesë në ceremoninë e ndarjes së marrëveshjeve për mbështetje financiare të 38-të Federatave Sportive të Kosovës.

Vlera e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë është 1.5 milion euro, ku do të përfitojnë 627 klube, me rreth 26,000 sportistë, njofton zyra e kryeministrit, përcjell Zeri.info.

Kryeministri Hoti, përgëzoi kryetarët e federatave, Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e federatave dhe sporteve të ndryshme për punën që po e bëjnë, në respektimin e masave kundër pandemisë.

Kryeministri Hoti, deklaroi se edhe për vitin e ardhshëm është paraparë një pako e mbështetjes që përfshinë edhe fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. 

“Më vjen mirë që kemi arritur të ndajmë një pjesë të mbështetjes që ju të përballeni me këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalojnë të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim”, tha Kryeministri Hoti.

Të fundit

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain. Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e di

Atletico fiton derbin kundër Valencias

Atletico Madrid e ka mposhtur si mysafirë Valencian për t’u barazuar me pikë me Real Sociedadin në La Ligën spanjolle. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesë

Topalli e shpëton ekipin nga humbja

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë. Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ sht

Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon. Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon. Andrea

Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje me kontrata të reja disavjeçare

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele

Rashica afër hapit tjetër të madh në karrierë

Aston Villa do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit Milot Rashica. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar

Info Tjera