Ramos në telashe me Real Madrid
Real Madridi ka probleme ekonomike dhe nuk po arrin të rinovojë me kapitenin Sergio Ramos.
Ky i fundit nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e klubit spanjoll dhe po mendon largimin.
Kapitenit i është kërkuar që të rinovojë duke pranuar ulje page, por një kusht i tillë nuk i ka pëlqyer spanjollit.
Ramos ka shumë ekipe pas vetes dhe me shumë mundësi mund të largohet nga Madridi.
Ai nuk është i vetmi që pritet t’i japë fund karrierës së tij me Madridin, pasi në të njëjtën situatë është dhe Lucas Vazques.
Ky i fundit nuk ka rinovuar pasi i është kërkuar të heqë dorë nga një pjesë e rrogës së tij.