Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/rashica.jpg

Rashica në shitje, kaq kërkon Werderi për sulmuesin e Kosovës



Werder Bremeni po shpreson ende ta shesë Milot Rashicën gjatë këtij afati kalimtar.  Klubi gjerman thuhet se ka ulur edhe çmimin për sulmuesin kosovar, vetëm për ta shitur gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Werderi kërkonte 20 milionë euro për ta lënë të lirë Rashicën, mirëpo tani klubi gjerman do të pranojë ofertë edhe prej 15 milionë eurove.

24-vjeçari ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Për Rashicën interesim kishin shprehur skuadra si Bayer Leverkuseni, Leipzigu dhe Aston Villa.

Këtë sezon Rashica ka luajtur në shtatë ndeshje në Bundesliga duke dhuruar një asistim.

Ai është pjesë e Werderit që nga vitit 2018-të kur u transferua nga Vitesse.

Të fundit

Liverpool dorëzohet në luftën titull, Mane tregon synimin

Sadio Mane ka pranuar se mbrojtja e titullit në Ligën Premiere ka përfunduar, duke deklaruar se diferenca e pikëve midis Liverpoolit dhe Manchester Cityt është thjesht shumë e madhe për t’u

Manchester City në kërkim të fitores

Borussia Monchengladbach do të zhvillojë ndeshje kundër Manchester Cityt në stadiumin “Puskas Arena”, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminatorëve. Kjo është hera e parë

Lewandowski golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve

Su lmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, pas golit që e shënoi në fitoren kundër Lazios të martën

Zhvillime të reja për të ardhmen e Mbappe

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është i gatshëm ta firmos kontratën e re me Paris Saint-Germaini, por vetëm nëse ekipi nga Ligue 1 i plotëson kërkesat e tij. Kështu ka raportuar të martën e

David De Gea drejt largimit nga Manchester United

David De Gea duket se do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës. Portieri spanjoll nuk është më i paprekshëm te Djajtë e Kuq, pasi aty po ndjen presionin e Dean Hend

Reali pa sulmuesin kryesor ndaj Atalantës

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi francez, Karim Benzema, nuk do të udhëtojë me pjesën tje

Info Tjera