Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/rafael-leao-ac-mailand-1584611366-34270.jpg

Real Madridi kërkon lojtarin e Milanit



Aventura e Rafael Leao te Milani mund të përfundojë pas vetëm një sezoni.

21-vjeçari portugez nuk ka arritur të bindë Piolin për një vend si titullar dhe kuqezinjtë nuk e shohin më si të pashitshëm.

Sipas medias sportive spanjolle “Don Balon”, sulmuesi 21-vjeçar ka përfunduar në “radarët’ e Realit të Madridit, pasi Zinedine Zidane e shikon si pasuesin ideal të francezit Karim Benzema, rol që dështuan ta bëjnë emra si Mariano Diaz dhe Luca Jovic.

Plani i Zidane është që Leao të transferohet në Madrid dhe të bëjë rezervën e Benzema, për t’u rritur dhe fituar eksperiencë, me qëllim që pas një apo dy sezonesh të marrë vendin e 32-vjeçarit francez.

Milani pagoi 35 milionë euro për kartonin e Leaos verën e kaluar, ndërsa tani drejtuesit kuqezi do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë prej tij në këmbim të të njëjtës shifër, të cilën Reali i Madridit nuk e ka aspak problem ta paguajë.

Në sezonin e tij të parë te Milani, Rafael Leao luajti për 33 ndeshje, shumicën e të cilave i nisi nga pankina dhe arriti të shënojë edhe 6 gola, por mosha vetëm 21-vjeçare premton për një të ardhme të ndritur të sulmuesit portugez.

Të fundit

Italia përjashtohet nga Lojërat Olimpike?

Italia është shumë pranë përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokios që zhvillohen këtë vit në Japoni. Sipas mediave italiane, vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, po

ZYRTARE: Lampard shkarkohet nga Chelsea

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes uebfaqes së klubit.  “Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe jo ai që pronari dhe Bordi e kanë marrë me lehtësi”, u tha ne dekl

Juventus pranë goditjes së madhe

Kërkonte vetëm një zëvendësues për Alvaro Morata, por mund të marrë më shumë se kaq. Juventus është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e janarit që mban emrin e Edin Dzeko. “

Manchester United eliminon Liverpoolin dhe konfirmon krizën e “Të Kuqve”

Manchester United po kalon një nga momentet më të bukura të viteve të fundit. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 në shtëpi ndaj Liverpool, sukses që sjell kualifikimin në raundin e 1/8 të FA Cup

Zbulohet ekipi i madh që u interesua për Salah

Kohët e fundit Liverpool është fokusuar në rinovimin me senatorët e skuadrës. Vëmendjen më të madhe e kanë marrë Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk. Kontratat e dy yjeve të “The Reds” m

Atalanta leksion Milanit, Interi barazon me Udinesen

Milani pësoi një disfatë të rëndë 0-3 në shtëpi përballë Atalantas në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Serie A, megjithatë skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mbetet e para në

Info Tjera