Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/zidane.jpg

Reali shkon në Paris i pamotivuar 

Publikuar: 28/02/2018

Pas 15 minutash premtuese, Real Madridi u kthye në formën që ishte më herët gjatë sezonit, duke zbehur 7 fitoret rradhazi që Zidane mori 2 muajt e fundit.

E keqja qendron te fakti se humbja solli dyshimet rreth aftësisë së skuadrës, pak para se të udhëtojnë në Francë për t’u përballur me Paris Saint-Germain.

Performanca e dobët nga Real Madrid në stadiumin RCDE pati një fund të tmerrshëm, e cila ndoshta ishte e pamerituar, por mungesa e motivimit ishte ajo që çoi në humbjen e ekipit të Zinedine Zidane.

Keylor Navas do të ishte alternativa e vetme si një kandidat për njeriun e ndeshjes, pasi ishte i vetmi lojtar që shkëlqeu me pritjet e tij.

Zidane e zhvilloi ndeshjen pa kotroll dhe balancë, duke i dhënë fund lojës me Sergio Ramos në sulm dhe Marcos Llorente në qendër të mbrojtjes.

Shumica e lojtarëve,edhe nga ata të ri, që luajtën transfertën në Barcelonë, nuk dhanë maksimumin e tyre për të fituar një vend në formacion.

Nga larg, Zidane e bëri të qartë se kjo ndeshje nuk ishte qëllimi kryesor, por është udhëtimi në Paris.

Mungesa e Cristiano Ronaldos ishte një disavantazh dhe Karim Benzema duke nisur lojën në stol ishte një tjetër..

Mposhtja vë në diskutim deklaratat se Real Madridi ishte kthyer në më të mirët, pavarësisht se ishin 14 pikë prapa liderëve të La Liga.