Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/edy-reja-780x439-1.jpg

Reja flet për ndeshjen ndaj Anglisë



Tekniku italian, Edoardo Reja në prononcimin e tij për Fshf.org flet për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu, Reja kërkon përqendrim maksimal nga kombëtarja para Andorrës, që ai e cilëson si duelin më të rëndësishëm dhe kërkon nga skuadra që të japë  maksimumin.

Po ashtu, trajneri i Shqipërisë u shpreh që në këto sfida do të mund të tregojmë se sa jemi rritur dhe se tani përgjegjësia është më e madhe, pasi jemi ngjitur një kategori më lart në Ligën e Kombeve dhe pritshmëritë janë më të mëdha.

Në fund, Reja bëri edhe një thirrje për qeverinë që të pranojë kërkesën e FSHF për lejimin e 30% të tifozëve në stadium ndaj Anglisë, pasi distanca fizike mund të ruhet shumë lehtë dhe risqet për përhapjen e virusit korona janë inekzistente.

Atëherë mister, çfarë mund të na thoni për emrat e rinj të pranishëm në listë? Cilat janë risitë kryesore të këtyre tre ndeshjeve?

Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit. Është një lojtar i cili po paraqitet mjaft mirë tek Empoli. Prej një viti kemi qenë në kontakt me të dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares sonë, të shpresojmë që do të na ndihmojë. Një tjetër është Mario Mitaj, një djalë i ri dhe me potencial që ka spikatur me AEK-un e Athinës në Greqi, ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë, por ndërkohë do të fillojë të jetë pjesë e Kombëtares A në mënyrë që të nisë të ambientohet për të ardhmen, sepse është ende shumë i ri. Më pas kemi Çokajn, Kallakun, të gjithë lojtarë të ekipit Kombëtar U-21 dhe gjithashtu Kamberi, i cili për arsye të ndryshme, në fillim prej Covid-19 dhe më pas për shkak të kufizimeve në mbarë Europën, me klubet që i pengonin lojtarët të grumbulloheshin me kombëtaret, nuk e kemi patur në dispozicion më parë, por mendoj se ka ardhur momenti i duhur dhe tani më në fund mund ta shohim në aksion me ne. Në Skoci ka bërë disa ndeshje të shkëlqyera, kështu që është edhe në parametra të mirë fizikë. Është rikthyer pas disa kohësh, Ajeti, i cili po luan mjaft mirë vazhdimisht si titullar me klubin në Itali dhe është në kushte optimale. Vjen për të zëvendësuar Dermakun, i cili sapo është rikuperuar nga dëmtimi, por ka luajtur vetëm 5 minuta javën e kaluar dhe nuk është ende në gjendjen e duhur fizike. Sigurisht është i mirëpritur në të ardhmen. Pra, do të shohim Ajetin, i cili është në formë. Pjesën tjetër i njihni pak a shumë të gjithë, këto janë pak a shumë prurjet e reja.

A keni ndonjë peng për pjesën e listës, për ndonjë lojtarë që nuk e keni ftuar apo ndonjë tjetër që nuk mundi të ishte i pranishëm?

Sigurisht, më vjen shumë keq, sepse ne kemi një listë me 28 lojtarë dhe më është dashur të lë jashtë lojtarë si Bekim Balaj në veçanti, i cili i ka dhënë shumë Kombëtares, por më duhet të krijoj hapësira për lojtarë më të rinj. Për shembull Uzuni po paraqitet mirë, po ashtu Kamberi, Manaj, Broja, i cili ka bërë paraqitje të mira me ne dhe me klubin në Holandë dhe duhet t’u krijoj hapësira të gjithëve. Natyrisht, lojtarët e lënë jashtë nuk janë braktisur, thjeshtë për këtë cikël ndeshjesh janë lënë jashtë, por janë pjesë e grupit të madh prej 38 lojtarësh që ne kemi. Do të duhej t’i grumbulloja të gjithë, por është e pamundur. Tani do të nis të shoh këta të rinj në mënyrë që t’i përfshij gradualisht nëse do të kemi mundësi ta bëjmë këtë. Edhe Balaj, të cilën nuk e kemi marrë për këto ndeshje, e kemi në plane dhe do ta ftojmë sërish në ndeshjet e tjera.

Kanë kaluar katër muaj nga ndeshja e fundit e Kombëtares. Në çfarë gjendje shpreson ta gjesh skuadrën në këtë moment?  Si e pret gjendjen e grupit?

Unë lojtarët i ndjek vazhdimisht, i shikoj kur luajnë dhe shikoj që janë në gjendje të mirë. Isha më i shqetësuar para një muaji e gjysmë, kur disa prej tyre ishin të dëmtuar, disa nuk aktivizoheshin me klubet, më pas në janar pati transferime dhe nuk ishin akoma të gjithë të sistemuar. Pasi mbaroi cikli i janarit, kanë nisur të luajnë dhe tani kam përshtypjen se janë në gjendje të mirë në aspektin fizik.

Ndeshja e parë e jona është me Andorrën, një ndeshje delikate për Shqipërinë pasi në letër është ndër kundërshtarët më pak të fortë. Si keni menduar ta zgjidhni në favorin tonë këtë ndeshje?

Me Andorrën kemi pasur një eksperiencë të keqe, e cila nuk duhet ne asnjë mënyrë të përsëritet. Për ne kjo është ndoshta ndeshja më e rëndësishme në këtë moment dhe më pas do të mendojmë për të tjerët. Duhet të mendojmë për këtë ndeshje, kemi pasur precedentë negativë, por nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, mbi të gjitha për një skuadër kombëtare si e jona nuk duhet t’i lejojë vetes në asnjë moment një rënie përqendrimi. Kemi parë së fundmi edhe eksperiencat e skuadrave të forta si Real Madrid, apo skuadrat angleze në Champions League, të cilat nuk shpërqendrohen asnjëherë dhe nuk nënvlerësojnë për asnjë moment. Diferencën e bën përqendrimi, shpirti i skuadrës dhe dëshira për të bërë ndeshjen kushdo qoftë kundërshtari. Nuk duhet të ketë ulje të përqendrimit.  Ky duhet të jetë dhe mentaliteti ynë, aq më tepër tani që morëm dhe një kënaqësi siç ishte ai i ngjitjes një kategori më lart në Ligën e Kombeve, por tani kemi një përgjegjësi e madhe sepse në Ligën B do të gjejmë skuadra më të forta. Në këtë këndvështrim duhet të jemi të fortë edhe ne, mbi të gjitha në aspektin karakterial dhe në aspektin e përqendrimit. Sepse këto janë elementët që bëjnë diferencën.

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Info Tjera