Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/reja.jpg

Reja ndryshon mesfushën, pas shumë mungesave



Pezullimi me kartonë i Amir Abrashit dhe tashmë infektimin Elseid Hysajt nga covid-19, ka sjellë jo pak telashe për teknikun italian.

Shqipëria humbi dy titullarë të rëndësishëm përpara ndeshjes me Bjellorusinë, ku do të përcaktohet fituesi i grupit në Ligën e Kombeve.

Për finalen e edicionit, trajneri Edi Reja do të detyrohet të bëjë tre ndryshime në formacionin që fitoi përballë Kazakistanit.

Të gjitha në mesfushë.

Me mungesën e Abrashit, që shërben si motori i mesfushës, trajneri do të aktivizojë nga minuta e parë Gjasulën.

Për të kompletuar muskujt dhe vrapin, Qazim Laçi mund të marrë vendin e Kallakut, ndërsa nga e djathta Albi Doka do të luajë në vend të Hysajt.

Për sa i takon pjesës tjetër, mbrojtja dhe sulmi mbeten të pandryshuara, me golat që do të kërkohen sërish nga dyshja Manaj-Cikalleshi.

Të fundit

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain. Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e di

Atletico fiton derbin kundër Valencias

Atletico Madrid e ka mposhtur si mysafirë Valencian për t’u barazuar me pikë me Real Sociedadin në La Ligën spanjolle. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesë

Topalli e shpëton ekipin nga humbja

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë. Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ sht

Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon. Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon. Andrea

Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje me kontrata të reja disavjeçare

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele

Rashica afër hapit tjetër të madh në karrierë

Aston Villa do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit Milot Rashica. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar

Info Tjera