Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/reja-edoardo.png

Reja në Napoli?



Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për radion italiane “Kiss Kiss Napoli”, ku ka folur për disa tema të ndryshme, që nga Kombëtarja Shqiptare, te rikthimi i tifozëve në stadiume, rizgjedhjen e Gravinës si Presidenti i Federatës Italiane të Futbolli dhe mbi zërat që kanë qarkulluar për një ofertë të pretenduar të Napolit për trajnerin kuqezi, Edoardo Reja, duke mohuar kategorikisht këtë opsion.

“Reja te Napoli në vend të Gattusos? Unë i kam dëgjuar këto thashetheme, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar kurrë dhe Reja nuk më ka thënë gjë për mundësinë e të bërit një punë të dyfishtë si trajneri i Shqipërisë dhe i Napolit. Por dua ta bëj të qartë, që është një mundësi për t’u përjashtuar kategorikisht: nuk mund të bëhet, një trajner nuk mund të jetë në një ekip kombëtar dhe në një klub në të njëjtën kohë. Nuk mund të ndodhë”.

Sa i përket rizgjedhjes së Gravinës si president i FIGC, Duka deklaroi se ndihet i lumtur për vazhdimin e tij në krye të Federatës Italiane.

“I kam dërguar urimet e mia me rastin e rizgjedhjes së tij si President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravinës. Jam i lumtur që ai do të mund të vazhdojë punën e tij në krye të federatës edhe për një mandat tjetër, sepse jam i sigurt se ai do të kryejë më së miri detyrën e tij dhe do të ndihmojë futbollin italian të zhvillohet edhe më shumë”.

Të fundit

Juventusi do t’i shesë Ramseyn dhe Rabiotin, zëvendësimet e tyre janë gati

Juventusi ka vendosur të shesë dy mesfushorët, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot këtë verë. Sipas gazetës La Repubblica, dy mesfushorët nuk përshtaten më në planet e klubit për të ardhmen, p

Al Khelaifi tregon të ardhmen e Mbape dhe Neymar

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dërguar mesazh të fortë lidhur me të ardhmen e dyshes Kilian Mbape dhe Nejmar, derisa zbuloi se duan trofeun e Ligës së Kampionëve. Al Khelaifi ka zb

Sonte luhen dy super ndeshje

Sonte do zhvillohen dy super përballje, ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Borussia Dortmund do e mirëpres Manchester Cityn, derisa Liverpool i bën ‘konak’ Real Mad

Tuchel kërkon kujdes dhe angazhim maksimal ndaj Portos

Edhe pse ka shënuar një fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, trajneri i Çellsit, Thomas Tuchel, ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes dhe të shfaqin seriozitetin maksimal në nd

Katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Ligës Unike

Mesjava në Durrës pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’. Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Ibrahimovic do rinovojë sërish me Milanin

Prej ditësh është e ditur se Zlatan Ibrahimoviç do të firmosë rinovimin e kontratës së tij me Milanin. Kontrata e tij pritet të jetë një-vjeçare deri në vitin 2022. Sipas të përditshmes

Info Tjera