Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/big_1595225848_messi_podpisywac_Jose_Breton_Pi.jpg

Rizgjidhet kapiten i parë i Barcelonës



Tentativa për t’u larguar nga Barcelona, e cila rezultoi e pasuksesshme, nuk e ka cënuar reputacionin e Lionel Messit në klubin “blaugrana”.

Gjashtë herë fitouesi i “Topit të Artë” është votuar nga futbollistët si kapiteni i parë e ekipit, duke rikonfirmuar kështu kredencialet që “ylli” argjentinas kishte edhe para se të dërgonte “burofax”-in e famshëm, për të kërkuar largimin nga Barcelona.

Kriter për përzgjedhjen nuk ka qenë mosha e lojtarëve, por impakti i tyre në dhomat e zhveshjes.

Grupi i plotë i kapitenëve është i njëjtë me atë të sezonit të kaluar.

Pas Leo Messit, kapiten i dytë është Sergio Busquets, pastaj Gerard Piqué dhe Sergi Roberto.

Të katër lojtarët që bëjnë pjesë në grupin e kapitenëve vijnë nga La Masia.

Për Busquets do të jetë sezoni i tretë radhazi si kapiten i dytë i ekipit.

Të fundit

Werder ende po pret ofertat për Rashicën

Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar, të cilin e pëlqen më së shumti Aston Villa në Angli Werder Bremeni është duke pritur oferta për Milot Rashicën. Klub

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League. Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vj

Suarez largohet si golashënuesi i tretë në histori të Barçës

ashmë është zyrtare, Luis Suarez është larguar nga Barcelona për t’u transferuar te Atletico Madrid. Ronald Koeman nuk e deshi në skuadrën e tij dhe kështu, uruguaiani, shoku më i mirë i

Fjalët e gazetarit e bëjnë të qaj Mourinhon

Jose Mourinho i bën ditën të lumtur gazetarit maqedonas pasi qëndroi rrotull për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, pasi u prek nga historia e kujtimit të babait të tij të ndjerë. Jose Mouri

Barcelona dhe Roma në garë për super-mbrojtësin e Chelseas

Skuadra e Barcelonës dhe Romës janë në garë për të firmosur me mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger. Sipas raportimve të fundit që vijnë nga mediat në Angi, thuhet se Barça është në

Basel blen kartonin e Zhegrovës

Edon Zhegrova rikthehet te Baseli për të qëndruar gjatë aty. Pas huazimit për 1 sezon e gjysmë që prej shkurtit të vitit 2019-të te skuadra zvicerane. Gjatë kësaj vere Zhegrova u kthye te G

Info Tjera