Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/ramos-3.jpg

Sergio Ramos, futbollisti “më i keq” i Champions

Publikuar: 09/03/2018

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është zyrtarisht futbollisti më i keq në historinë e Champions League, pasi është ndëshkuar sërish me karton të verdhë në ndeshjen e kthimit me PSG.

Ramos e ka çuar në 37 numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjet e aktiviterit më të rëndësishëm per klube në Evropë, duke lënë pas një prej legjendave të futbollit anglez, Paul Scholles me 36 kartonë të verdhë.

Kartoni i verdhë i Ramos erdhi pas nje ndërhyrje ndaj argjentinasit Javier Pastore.

Në përllogaritjen që kanë bërë në sektorin e statistika të UEFA-s janë përfshirë edhe kartonë e dytë kur është ndëshkuar me karton të kuq.

Sergio Ramos ndërkohë është shpallur futbollisti ‘më i keq’ historinë e kampionatit spanjoll, pasi ka koleksionuar 19 kartonë të kuq.