Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/shaqiri.jpg

Shaqiri me sytë nga UEFA



Një lajm i mirë për kombëtaren e Zvicrës. Xherdan Shaqiri ka rezultuar negativ në testin e dytë të Covid-19 dhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen kundër Spanjës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë.

Fillimisht lojtari i Liverpool rezultoi pozitiv ditën e mërkurë, duke humbur kështu miqësoren kundër Kroacisë, ku Zvicra humbi me rezultatin 2:1.

28-vjeçari është gati për të luajtur kundër Spanjës, por fillimisht ai duhet të marrë një OK nga UEFA.

“Federata Zviceriane e Futbollit konfirmon se nga testet e kryera ditën e djeshme ka vetëm një rast pozitiv. Bëhet fjalë për Manuel Akanji, ndërsa të gjithë të tjerët janë negativ, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin. Akanji tashmë është i izoluar dhe është asimptomatik.

Pjesa tjetër e ekipit do të udhëtojë ditën e sotme drejt Spanjës, ku ditën e shtunë është parashikuar dueli i vlefshëm për Ligën e Kombeve,” është deklarata zyrtare e Federatës.

Tashmë pritet vëtëm që UEFA të japë dritën jeshile dhe Shaqiri mund të jetë në fushë në duelin e rëndësishëm të kombëtares së tij.

Të fundit

Mediumi italian shkruan për formën e Mirlind Dakut

Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style. Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavd

Shënoi dy gola me Vitesse, Armando Broja në formacionin e javës në Holandë

Kritikave që shoqëruan mungesën e golit me kombëtaren, Armando Broja iu përgjigj nga kampionati holandez. Sulmuesi isht protagonist absolut në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në

Armando Broja, i papërmbajtshëm me dy gola

Armando Broja po tregon vlerat e tij në Holandë dhe po bind ata pak skeptikë që mendojnë se nuk është e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare. Shtatalarti, i cili është nën kontratë me

Ibrahimovic: Isha i uritur për fitore

latan Ibrahimovic, mbrëmë e tregoi fuqinë e tij ndaj Interit, ku me dy gola vendosi fatin e derbit “Della Madonnina” në 2:1. Edhe pse sa kishte kaluar Covid-19, 39 vjeçari dukej në f

Real Madrid mposhtet në shtëpi nga Cadiz

Reali i Madridit ka zhgënjyer plotësisht pasditen e sotme në Valdebebas, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollist spanjoll, Cadiz. Në nj

Mourinho: Do ta kuptoni së shpejti kush është Gareth Bale

Jose Mourinho është i bindur se Gareth Bale mund të japë shumë më shumë në fushë se disa sezone në Real Madridi. Disa vite ai ka qenë fantastik edhe në Madrid, por Bale gjithmonë është

Info Tjera