Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/KFTiranaalbaniachampions.jpg

Shmanget përplasja e mundshme me Crvena Zvezdën



UEFA ka vendosur për ndarjen e grupeve para hedhjes së shortit për të përcaktuar çiftet e fazës “play off” në Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës.

Në ndarjen që është bërë, Tirana ka shmangur një përballje me serbët e Crvena Zvezdës, por edhe me Dinamo Brest.

Megjithatë bardheblutë rrezikojnë dy kundërshtarë të frikshëm, siç janë zviceranët e Jang Bojs dhe kroatët e Dinamos së Zagrebit, me këto dy ekipe që ndodhen në vazon e favoritëve në grupin 1.

Gjithashtu për skuadrën e Egbosë ka edhe shpresë, pasi shorti mund t’i rezervojë edhe një përballje me rivalë të kalueshëm në letër.

Tirana mund të përballet edhe me njërën nga skuadrat fituese të çifteve:

1- Floriana (Maltë) vs Flora Talin (Estoni)

2- Kups (Finlandë) vs Suduva (Lituani)

3- Djugarden (Suedi) vs Kluzh ( Rumani)

Si funksionon shorti? Në vazon e favoritëve janë dy ekipe, kurse në vazon e jo favoritëve katër të tjera (tre çifte dhe Tirana).

Dy çifte përcaktohen duke tërhequr goglat në vazon favorite (Seeded teams) dhe vazon jo favorite (unseeded teams), ndërsa çifti i tretë që ndeshet është ai i goglave të mbetura në vazon jo favorite (unseeded teams).

Të fundit

Kumbulla: I lumtur për golin

Pas golit ndaj Young Boys që i dha fitoren Romës në ndeshjen e parë në grupe në Europa League, Marash Kumbulla u bë sërish protagonist me Romën e tij, këtë herë duke realizuar në San Siro

Mustafi nuk rinovon me Arsenalin, pritet rikthimi Itali

Shkodran Mustafi duket i bindur të mbyllë eksperiencën e tij te Arsenali në fund të këtij sezoni, kur edhe të ketë mbushur plot 5 vite me fanellën e “topçinjve”, pasi ka refuzuar zyrtari

Renditja e re në xhudo: Distria e para, Laura Fazliu shënon ngritje

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot (e hënë) renditjen më të re Olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e fundit në Budapest të Hungarisë, ekipi O

Shillova pas rikthimit: Kam besim të plotë në fitoren ndaj Ballkanit

Pas disa muajve mungesë prej lëndimit, dje u rikthye në fushë sulmuesi shtatlartë, djaloshi nga Prishtina, Alban Shillova i cili zhvilloi rreth 25 minuta lojë duke pasur edhe një tentim që ish

Zhvillime dramatike në Barcelonë

Presidenti i Barcelonës dhe i gjithë bordi drejtuesi i klubit katalanas pritet të japin sot dorëheqje, raporton e përditshmja katalanase “Sport”. Siç dihet, ishte planifikuar tashme një moc

Mediumi serb: Flamuri i Kosovës mbi të Serbisë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në xhudo në “Grand Slamin” që u mbajtë në Budapest të Hungarisë. Në të njëjtën garë, serbja Andrea Stojadinov fitoi medaljen

Info Tjera