Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kombetarja-ndaj-turqise.png

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke



Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një tjetër miqësore në muajin qershor.

Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më datë 8 qershor 2021 në transfertë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të federatat respektive kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në kryeqytetin çek, Pragë, ndërsa ora e nisjes dhe stadiumi mbeten të përcaktohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e përfaqësueses shqiptare brenda pak ditësh, teksa më 5 qershor kuqezinjtë do të sfidojnë Uellsin në ndeshjen që do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë me Republikën Çeke në histori.

Në të kaluarën Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar 5 duele me Çekosllovakinë, nga të cilat 3 miqësore dhe dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Më 17 shtator 1950, Çekosllovakia fitonte ndaj Shqipërisë 3-0 në miqësoren e luajtur në Pragë, ndërsa më 29 nëntor 1952 Kombëtarja fitonte 3-2 ndaj çekosllovakëve në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”.

Golat për tanët u shënuan nga Zihni Gjinali, Qamil Teliti dhe Skënder Jareci.

Vetëm pak ditë më vonë, më 7 dhjetor 1952, Shqipëria zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore me Çekosllovakinë, duke triumfuar sërish me rezultatin 2-1 falë golave të Zihni Gjinalit dhe Loro Boriçit.

Dy përballjet e fundit mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë janë zhvilluar më 1 maj 1991, ku Kombëtarja jonë u mund nga çekosllovakët me rezultatin 0-2 në Tiranë dhe e dyta më 16 tetor 1991 me Çekollsovakinë që fitoi 2-1 ndaj Shqipërisë në Olomouc.

Të dyja takimet ishin të vlefshme për eliminatoret e Europianit 1992.

Në vitin 1993, Çekosllovakia do të shpërbëhej për të krijuar dy shtete, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Qysh prej asaj kohe Shqipëria dhe Çekia nuk janë përballur me njëra-tjetrën.

Kombëtarja e Çekisë drejtohet nga trajneri Jaroslav Šilhavý, ndërsa çekët aktualisht renditen në vendin e 42-të në klasifikimin e FIFA-s.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera