Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kombetarja-ndaj-turqise.png

Shqipëria nis sfiden evropiane kundër Bjellorusisë



Kombëtarja kuqezi e rinis nga Minsku ekspeditën e saj në edicionin e dytë të Nations League, kompeticion i mundësive dhe që lehtëson rrugën për të realizuar ëndrrën e madhe, atë të kualifikimit në botërorin “Katar 2022”.

Strategu i përzgjedhur për ta realizuar misionin është Edy Reja, 74-vjeçari që me eksperiencën, vendosmërinë dhe pa dyshim rezultatet e tij, zbehu skepticizmin e moshës, duke u konfirmuar si njeriu i duhur për të përsëritur suksesin e De Biasit.

I emëruar në një moment emergjence, pas dështimit katastrofik të Panuccit nuk mund t’i ndryshonte gjërat se me shkop magjik, por një mrekulli të vogël nisi ta bëjë.

Me të Shqipëria u kthye në një skuadër që prodhon lojë e shënon gola, duke thyer madje rekorde historike.

Fushata nis me objektivin për të zënë vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ku Shqipërisë i duhet të mposhtë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, kundërshtarë që konsiderohen të kalueshëm në letër.

Trajnerit, të cilit i është dashur të përballojë vështirësi për shkak të pandemisë së Koronavirusit, i qëndron besnik strategjisë së rinovimit, me Laçin, Çekiçin, Çepelen dhe Brojën (u pengua nga një dëmtim) të grumbulluar për herë të parë, por sigurisht duke u bazuar fort edhe tek përvoja e emrave “të vjetër”.

Mungesat janë të shumta dhe shkaktojnë dhimbje kokë. Pas Brojës, Lenjanit, Kumbullës e Kamberit, të padisponueshëm edhe Memolla, Ramadani dhe Ismajli, që e bëjnë disi më të vështirë marrjen e maksimumit në Minsk.

Nuk është më Bjellorusia e Hlebit dhe Kutuzovit, mungojnë emrat e rëndësishëm, por nuk duhet harruar fakti që futbolli në Bjellorusi nuk u ndërpre për asnjë moment dhe skuadrat e këtij vendi prej kohësh janë në aktivitet.

Gjithsesi, përderisa në Bjellorusi ka shkëlqyer një futbollist i kampionatit shqiptar, si Elis Bakaj, nuk ka pse të mos e bëjë edhe Kombëtarja Kuqezi.

Rruga drejt ëndrrave të mëdha, pjesëmarrjes për herë të parë në një kupë bote, nis nga Minsku, një rrugëtim që do të shërbejë për të siguruar progresin, pse jo nëpërmjet Nations League edhe për një biletë për Katar.

Të fundit

Katër rekordet që Messi do të tentojë t’i thyejë

Pas një rrëmujë të gjatë të shkaktuar në muajin gusht se mund të ndodhte largimin nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi, në shtator Lionel Messi konfirmoi se nuk largohet nga Barcelona. Ylli a

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Mësohet data e kthimit të Muriqit

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A. Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit. Lajmi qarkulloi të

Super Ibra e nis sezonin me fitore

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan

Challandes ka vendosur për Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit, Bernard Berisha. Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku

Info Tjera