Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Auba.jpg

Si e bindi Arteta ta vazhdojë Auba kontratën



Gabonezi nuk mundi të largohet nga klubi pasi që menaxheri i tha se mund të bëhet legjendë.

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se ishte Mikel Arteta ai që e bindi atë që të jetë në Arsenal dhe të bëhet një legjendë e këtij klubi.

Sulmuesi i ka dhënë fund spekulimeve që e rrethonin për të ardhmen të martën ku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Gunners.

“Kam pasur shumë kohë për të menduar. Kam menduar për këtë që para një viti”, tha ai në një intervistë me ish yllin e Arsenalit, Ian Wright.

“Po ashtu kam biseduar me Mikel, e që mendoj se me bëri shumë të qartë idenë për të ardhmen në këtë klub”.

Ai ishte shumë i drejtpërdrejt dhe i sinqertë dhe kjo është ajo që me pëlqen mua, sinqeriteti.

Ai me tha: Mirë, ndoshta mund të largohesh. Nuk e di çfarë ke në mend për momentin, por mund të largohesh dhe të shkosh në një tjetër klub për të fituar trofe apo mund të qëndroni këtu dhe të jeni legjendë”.

“Kjo fjalë ishte për mua çelësi”. “Ne kishim biseduar edhe kur ishim në izolim, ai me telefononte mua. Normalisht ne kemi folur për lojën. Unë kisha për të bërë llogaritë. Ju duhet të shpjegoni si është loja e juaj”.

“Ai me telefonoj dhe me tha: Harro këtë. I kisha përgatitur dy faqe dhe ai me tha: Po, harroje këtë. Të flasim për gjërat reale”.

“Ai tha: Dua të jem i sinqertë me ty, si ndihesh? Mendoj, duhet ta thosha të vërtetën, i thashë: ‘Ndihem mirë’, ishte diku ndoshta dy apo tre muaj kur ai ishte këtu. Në stërvitje mund ta ndjesh pasionin. Mund të shikoni gjithçka nga ky trajner. Ai është shumë i mirë dhe ai është një tip burri që ju i besoni”.

“Kjo është ajo që i thashë: Ndihem shumë mirë. Ajo çfarë me the për legjendën dhe gjërat tjera më bëri të mendoj. Mendoj se është rruga më e mirë dhe më e vërtetë dhe unë jam gati për këtë”.

Të fundit

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League. Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vj

Suarez largohet si golashënuesi i tretë në histori të Barçës

ashmë është zyrtare, Luis Suarez është larguar nga Barcelona për t’u transferuar te Atletico Madrid. Ronald Koeman nuk e deshi në skuadrën e tij dhe kështu, uruguaiani, shoku më i mirë i

Fjalët e gazetarit e bëjnë të qaj Mourinhon

Jose Mourinho i bën ditën të lumtur gazetarit maqedonas pasi qëndroi rrotull për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, pasi u prek nga historia e kujtimit të babait të tij të ndjerë. Jose Mouri

Barcelona dhe Roma në garë për super-mbrojtësin e Chelseas

Skuadra e Barcelonës dhe Romës janë në garë për të firmosur me mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger. Sipas raportimve të fundit që vijnë nga mediat në Angi, thuhet se Barça është në

Basel blen kartonin e Zhegrovës

Edon Zhegrova rikthehet te Baseli për të qëndruar gjatë aty. Pas huazimit për 1 sezon e gjysmë që prej shkurtit të vitit 2019-të te skuadra zvicerane. Gjatë kësaj vere Zhegrova u kthye te G

Netflix do të xhirojë garën e Formula 1

Këtë të dielë, Lewis Hamilton mund të barazojë rekordin e fitoreve të Michael Schumacher (91), duke u bërë së bashku me gjermanin piloti me më shumë triumfe në historinë e Formula 1. Kë

Info Tjera