Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/sigal-pr-peja.png

Sigal Prishtina fiton në “El Clasico” dhe kualifikohet në gjysmëfinale



Në një ndeshje dramatike dhe interesante deri në fund, Sigal Prishtina ka mundur Pejën 88:90 (15:23, 24:15, 23:26, 26:26), duke kaluar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa.

Ndeshjen më mirë e nisën bardhekaltrit, që kishin epërsi konstante në çerekun e parë dhe këtë pjesë e fitojnë 15:23. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, duke thelluar epërsinë në 12 pikë, 19:31, por me kalimin e minutave, këndellen pejanët duke hyrë në një seri shumë të suksesshme, ku arritën që pjesën e parë ta përfundojnë në të mirë të tyre 39:38.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë e barabartë, ku epërsia më e lartë ishte 41:47 dhe më pas asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:64. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant dhe dramatik, pasi fituesi është vendosur në sekondat e fundit.

Prishtina kishte epërsi 71:82, por Peja nuk dorëzohet sërish, duke ngushtuar shifrat në 86:88, 13 sekonda para fundit, por prishtinasit arritën të menaxhojnë epërsinë dhe triumfuan 88:90, duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të premten nga ora 19:00.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 31 pikë, tetë kërcime dhe 12 asistime dhe Marko Peroviq me 25 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 33 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Tevin Mack me 26 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Info Tjera