Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/uii-1.jpg

Sonte finalja e madhe



Lisbona e Portugalisë pret sot finalen e Champions League mes dy ‘titaneve’ të Europës, Bayern Munchen dhe PSG.

Bavarezët janë më të favorizuar në letër për shkak dhe të fitoreve tenistike apo komode që kanë marrë në 1/16, çerek finale apo gjysmëfinale.

Por gjermanët nuk duken entuziastë.

Ata kërkojnë këtë vit të marrin trofeun e 6-të në histori.

Me një fitore sot ata do të arrinin Liverpool-in i cili ka poashtu 6 trofe Champions League.

Po ashtu do të thyenin edhe një ‘ters’ pasi Bayern Munchen ka arritur 10 herë në finale, dhe 5 herë e ka fituar, kurse 5 herë e ka humbur.

Nga 2014 trofeun mungon në Mynih, por PSG nga tjetër do të shkruajë historinë sot duke tentuar ta fitojë sot për herë të parë në histori.

Parizienët janë debutuesë sot në një finale Champions League por me skuadrën që kanë duket se duan që ta fitojnë atë.

Nga njëra anë sulmi i shpejtë i PSG me Mbappe, Neymar dhe Di Maria kurse nga ana tjetër ‘furia’ bavareze me një mbrojtje e mesfushë të blinduar dhe më një Lewandowski në krye që nuk fal.

Ndërkohë sot më në fund Champions League do të përfundojë pas një zgjatje prej 425 ditësh.

Në mars kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube u ndërpre për më shumë se 3 muaj dhe kjo ndoshta do të jetë zgjatja më e madhe në historinë e saj.

Të fundit

Guardiola: “Koha ime si menaxher i Barcelonës ka mbaruar”

Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Camp Nou, duke këmbëngulur se koha e tij si menaxher i Barcelonës ka mbaruar. Spekulimet mbi të ardhmen e Guardiolas në Manchester City kan

Daku me dedikim special pas dy golave të sotëm

Mirlind Daku po kalon në një formë jetësore me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Në fitoren e sotme të skuadrës nga Suhareka ndaj Besës së Pejës me rezultat 4:1, Daku ka shënuar dy nga

O’Neal tregon si i shpenzoi një milion dollarë në një ditë

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, e ka pranuar se nuk e kuptonte se si funksiononin taksat kur ai filloi të bënte shumë para në fillim të viteve ’90, gjë që e mësoi rrugës. Kur O’Neal n

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij. Pep Guardiola shihet si pjesë e projektit të kandidatit për president të Barce

Thellohet kriza me Covid-19 te skuadra e njohur italiane

Tre lojtarë të Lazios humbën seancën stërvitore këtë mëngjes dhe disa prej tyre treguan simptoma të coronavirusit Covid-19, pretendojnë raportet në Itali. Klubi nga kryeqyteti udhëtoi në

Shpërblehet Marash Kumbulla

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSK

Info Tjera