Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Strakosha.jpg

Strakosha më i angazhuari në Serie A



Thomas Strakosha në listën e të palodhurëve të Serie A.

E kush do ta mendonte se një shqiptar do të ishte futbollisti që është aktivizuar më shumë në këtë edicion futbollistik të kampionatit italian.

Gardiani kuqezi është një lider i padiskutushëm te Lazio, dhe ka merita të jashtëzakonshme për kualifikimin e bardhekaltërve në Champions League.

Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë që një shqiptar të ishte në krye të kësaj liste.

Thomas Strakosha është futbollisti më i aktivizuar në Serie A, duke grumbulluar plot 3330 minuta në 37 ndeshje të luajtura.

Kreun e kësaj renditje gardiani i kombëtares sonë e ndan me homologun argjentinas të Udineses, Musso, i cili ka grumbulluar të njëjtat minuta.

Edhe shumë titullarë të tjerë të Lazios janë në vendet e para, duke patur parasysh faktin që trajneri Simone Inzaghi ka shumë pak alternativa në stol për të çlodhur titullarët.

Të fundit

Përplaset Fernando Alonso (Video)

Momente frike për Fernando Alonson në ditën e dytë të provave të lira në pistën e Indianapolis në pritje të garës që do të zhvillohet 23 gushtin e ardhshëm. Piloti spanjoll, i cili po p

Serena fiton perballjen familjare 

Serena Uiliams fitoi 2-1 ndaj motrës së saj më të madhe Venus Uilliams në turneun e Leksingtonit, që po zhvillohet në SHBA. Motra e vogël e familjes fitoi sfidën nr.31 mes tyre, duke udhëheq

Ballkani e konfirmon, Jetmir Topalli nënshkruan me Yeni Malatyaspor

Tashmë edhe është zyrtare, sulmuesi i Ballkanit të Suharekës, Jetmir Topalli do ta vazhdojë karrierën jashtë vendi. Siç njofton klubi i Ballkanit, Topalli ka arritur marrëveshje me skuadrën

‘Neymar dhe Mbappe në Paris përjetë’

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi. Pas sfidës kundër Atalanta, Al-Khelaifi foli për të ardhmen e dy xhevahireve të ekipit, Ney

Ekipi spanjoll shet të gjithë lojtarët

Valencia në krizë të thellë, të gjithë lojtarët në shitjeValencia ka vendosur në shitje të gjithë lojtarët e skuadrës, përjashtim Jose Gaya, shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Guardiola nuk ndalë blerjet

Skuadra e Manchestee City nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Pas blerjes së Natan Ake, trajneri Pep Guardiola, dëshiron edhe më tej të forcojë mbrojtjen, ndërsa zgjedhja e parë

Info Tjera