Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ibra.jpg

Super Ibra e nis sezonin me fitore



Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para.

Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan e Sinisa Mihajlovic në një sfidë ku liderin e vërtetë të kuqezinjëve e bëri i përhershmi Zlatan Ibrahimovic.

Edhe pse pas disa ditësh do të mbushë 39-vjeç Zlatan nuk ndalet së shënuari duke realizuar dy herë për Milanin.

Fillim më të mirë në kampionat nuk mund të kishte për bomberin suedez i cili shënoi nga një gol për çdo pjesë.

Në fraksionin e parë Ibra i shërbyer nga Theo Hernandez arriti të mposhte me një goditje të bukur me kokë Skorupskin në minutën e 35-të.

Në të 52-ën Bennacer fitoi një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol sërish Ibrahimovic.

Bologna u përpoq të reagonte por shtylla i tha jo golit të Santander ndërsa e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi në minutën e 88-të Dijks mori kartonin e dytë të verdhë.

Fillimi mirë është gjysma e punës me Milanin që në këtë sezon ka objektiv kryesor kualifikimin në Champions League.

Të fundit

Peja fiton klasiken e parë ndaj Prishtinës

Peja ka fituar sfidën e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 107:86 (27:20, 26:22, 29:22, 25:22), në kuadër të javës së parë të Superligës. Peja e nisi ndeshjen më mi

Premtimi i shqiptarit: Do pres flokët nëse kualifikohemi në Europian

Enis Bardh i ishte i ftuari special i Leila Krajës në emisionin “Sport Time”, në SuperSport. Mesfushori i Levantes, një nga pikat kyçe të suksesit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës n

Pirlo publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Barcelonën

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka publikuar listën me 21 futbollistë të ftuar për përballjen ndaj Barcelonës në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve. Leonardo Bonucci mund të fill

Plas skandali në klubin mbretëror

Si të mos mjaftonte ecuria negative në Champions e zyrtarizuar me barazimin kundër Borussia Monchengladbach dhe pankina e lëkundur e Zinedine Zidane, te Real Madrid është gati për të shpërthy

Këto janë 8 ndeshjet interesante të ditës së sotme

Champions League vazhdon sot me 8 ndeshje mjaft interesante. Nga ora 18:55 do të zhvillohen dy ndeshje interesante. PSG do të jetë mysafire e ekipit turk, Basakesehir, kurse Chelsea është mysafir

CR7 humb përballjen e sotme kundër Barçës dhe Messit

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në tamponin e fundit. Testi i kryer mbrëmjen e djeshme bën që ylli portugez të humbasë sfidën e sotme kundër Barcelonës dhe Lionel Mess

Info Tjera