Superkompjuteri, Barcelona favorit për titullin
Superkompjuteri në “FiveThirtyEight” ka parashikuar që Barcelona do të fitojë titullin në La Liga përpara Atletiko Madridit dhe Real Madridit.
“Blaugranëve” u është dhënë një shans prej 60% për të fituar La Liga pasi kantë fituar 5 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat në mënyrën dominuese.
Atletiko Madridi aktualisht është në krye të tabelës së kampionatit, 4 pikë larg Barcës, por Superkompjuteri thotë se ata do të humbasin më shumë pikë në fund të sezonit. Barcelona parashikohet të përfundojë sezonin me 85 pikë, ndërsa Atletiko do të mbetet me 82 pikë nga 38 ndeshje.
Real Madrid parashikohet të përfundojë në vendin e 3-të me 79 pikë, derisa Sevilja e plotëson top 4.
Për të arritur 85 pikë, Barca do të duhet të marrë 23 pikë nga 10 ndeshjet e fundit – që do të thotë të duhet të fitojë të paktën 8 ndeshje për të fituar potencialisht titullin.