Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/kumbulla-e1576167917110.jpg

Tare insiston në transferimin e lojtarit shqiptar



Igli Tare konfirmon interesimin e Lazios për Marash Kumbullën.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve foli për Sky Sport para ndeshjes ndaj Torinos ku përveç se theksoi se në drejtim të klubit nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare për mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic, nënvizoi se ka patur një takim mes tij dhe drejtuesve të Veronas për të folur për Marash Kumbullan por ende marrëveshja nuk është arritur.

“Futbollisti në fjalë na intereson, kjo është arsyeja pse u takuam me drejtuesit e Hellas Verona. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhme. Gjithsesi ka ende bisedime që duhen bërë. Ne ishim të sigurt që nuk do ta mbyllnim dot të enjten”, shprehet Igli Tare.

Sipas mediave italiane për mbrojtësin e talentuar të kombëtares shqiptare, presidenti i Lazios Lotito ka vendosur në pjatë 20 milionë euro plus kartonat e dy futbollistëve të rinj dhe bisedimet me Hellas Veronën janë në një fazë të avancuar.

Të fundit

Sekreti për formën e jashtëzakonshme të CR7

Arsyeja kryesore se përse Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një formë të lartë edhe si 35-vjeçar është se ai fle pesë herë në ditë në një pozitë të foshnjës në barkun e nënës. Stu

Kosova në grup me Austrinë e Italinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luaj në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021. Kosova është në një grup me Austrinë

Trajneri shqiptar mendon të lërë Al Raed

Pas eksperiencave me klube të mëdha si Anderlecht, Legia e Varshavës dhe Olympiacos, Besnik Hasi mund të provojë një aventurë të re te gjigandët turqë të Fenerbahce. Lajmi i bujshëm për i

Valon Berisha kthehet në Kosovë, pritet nga krerët e FFK-së (Video)

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot futbollistin e Kombëtares, Valon Berisha, i cili këto ditë ndodhet në vendlindje për pushime. Në këtë takim krahas presidentit Ademi ishin edhe anëtari i K

Efekti i Koronavirusit ndikon edhe në punimet e Botërorit Katar 2022

Impakti i pandemisë Koronavirus po ndihet edhe në Katar në përgatitjet për Botërorin e vitit 2022. Komiteti Organizativ i këtij evenimenti nuk ka folur hapur për efektet negative në ekonomi t

Kosova nesër kërkon kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve për Botëror

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja jonë të mërkurën do të mësoj grupin dhe kundërshtarët për rrugëtimin drejt kampionatit botëror të hendbollisteve “Spanja 202

Info Tjera