Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/neymar-1-780x439-1.jpg

Të gjitha detajet rreth kontratës së re të Neymarit me vlerë 120 milionë euro në PSG



Neymar ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Paris Saint-Germain deri në moshën 33-vjeçare dhe ai do të fitojë shuma të majme çdo javë me kushtet e tij të reja të nënshkruara sot (e shtunë).

Braziliani ka angazhuar të ardhmen e tij në PSG duke shkruar një kontratë të re fitimprurëse e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin francez për katër vjet të tjera.E ardhmja e brazilianit ka qenë objekt i vëzhgimit gjatë gjithë sezonit, me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, i cili hapi bisedimet e para mbi një zgjatje nëntorin e kaluar.

Edhe pse ai ka luftuar me dëmtime, paraqitjet e Neymarit kanë qenë aq superiore si kurrë më parë dhe ai ka 15 gola dhe 10 asistime në emrin e tij në 27 ndeshje këtë sezon.

29-vjeçari ishte i lidhur gjithmonë me një kthim në Barcelona ndërsa po afrohej viti i fundit i marrëveshjes së tij të mëparshme, por ai i ka dhënë fund spekulimeve duke arritur një marrëveshje të re marramendëse.

Sipas kushteve të tij të përmirësuara, është e kuptueshme që Neymari do të fitojë një shumë prej 26 milionë funtesh apo 30 milionë eurosh në sezon.

Kjo thuhet se i kushton klubit francez 500 mijë funte apo rreth 600 mijë euro në javë dhe do të thotë se vlera totale e marrëveshjes së tij katër-vjeçare është 104 milionë funte apo 120 milionë euro.

Neymar do t’i fitojë rreth 90 mijë euro në ditë, 3,700 euro për orë dhe 62 euro në minutë.

Image

Me yllin e lidhur në një kontratë të re, PSG do të shpresojë që Neymar mund t’ua sjell atyre triumfin e parë të Ligës së Kampionëve në vitet e ardhshme. 

 

 

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Info Tjera